osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Veliaj forcon aleancën me Kryemadhin dhe Idrizin, këshilltarët e PDIU-LSI “tradhtojnë” PD, bashkojnë votat me PS

Veliaj forcon aleancën me Kryemadhin dhe Idrizin, këshilltarët e PDIU-LSI “tradhtojnë” PD, bashkojnë votat me PS

Kryebashkiaku Erion Veliaj vijon të thellojë bashkëpunimin me Monika Kryemadhin dhe Shpëtim Idrizin. Dje u mblodh Këshilli Bashkiak i Tiranës, ku falë mbështetjes së PDIU, u miratuan një sërë çështjesh të rëndësishme. Si gjithmonë, këshilltarët e PDIU kanë bashkuar votat me PS, ndërsa dje në ndihmë të Veliajt kanë dalë dhe këshilltarët e LSI. Këshilltarët e PD nuk kanë marrë pjesë në mbledhje, ndërsa LSI ka votuar pro për ndihmën ekonomike.

Këshilltari i LSI, Eltion Halimi tha se qëndrimi i tyre politik është në favor të qytetarëve, duke shtuar se për këtë arsye ishin të pranishëm në mbledhjen e këshillit bashkiak. “Qëndrimi ynë politik është në favor të qytetarëve, prandaj jemi të pranishëm në mbledhje”, u shpreh Halimi. Por këshilltarët e LSI kanë shprehur dhe propozime të tjera. Ata kanë kërkuar që nxënësit ekselentë, edhe pse nuk janë të regjistruar si banor të kryeqytetit, të përfitojnë nga bursat e bashkisë.

Por edhe PDIU, ndonëse është në opozitë, ka bashkuar votat me këshilltarët e PS. Pra kjo forcon dhe një herë atë që gazeta ka deklaruar prej kohësh: Veliaj, Kryemadhi dhe Idrizi janë bashkë. Kryetari i bashkisë po thellon aleancat nga dita në ditë, ndërkohë që zgjedhjet vendore po afrojnë.

Parkingu në Tiranë

Edhe pse këshilltarët e PD nuk ishin të pranishëm në mbledhjen e këshillit bashkiak, këshilltarët e PS kanë votuar pro vendosjes së automatëve, për të bërë pagesën e parkingut. Gjatë mbledhjes, kryebashkiaku Veliaj u është kundërpërgjigjur akuzave të bëra nga PD, duke u shprehur se agjencitë e parkimit nuk do jepen me koncesion. Ai tha se vendosja e automatit është për lehtësim të qytetarëve, për të shtuar gamën e pagesave. “Po bëhet shumë zhurmë për asgjë, këto janë thjeshtë konspiracion.

Nuk jemi budallenj që agjencinë e parkimit ta japim me koncesion. Shumë njerëz na kanë kërkuar që të ketë një automat, sikur ka jashtë, çdo 100 metra, që ta paguajë me zhetonë ose përmes një aplikacioni. Thjeshtë kemi shtuar gamën e pagesave, si me ujin dhe energjinë. Besoj që është shteruese. Pra bëhet fjalët vetëm për mënyrën e pagesës, nuk ka koncesion”, u shpreh Veliaj.

Reagon Salianji

Për parkingun në Tiranë, ka reaguar edhe përfaqësuesi i PS në këshillin bashkiak, Eridian Salianji i cili tha se aktualisht qytetarët e Tiranës e paguajnë parkimin përmes dy opsioneve: asaj me SMS nga telefoni i tyre dhe direkt te inspektori përkatës i Tirana Parking, duke shtuar se bashkia do të shtojë edhe një opsion tjetër si një metodë më të lehtë dhe efektive.

Ai u shpreh se shtimi i këtij opsioni, nuk ka për qëllim as të privatizojë, as të japë me koncesion shërbimin e parkimit. “Nuk ka për qëllim të privatizojë apo të japë me koncesion shërbimin e parkimit në kryeqytet.

Këtyre opsioneve i shtohet edhe një opsion i tretë nga Bashkia e Tiranës, e cila ka propozuar vendosjen e pajisjeve vetë shërbyese (automatë) dhe aplikacione të ndryshme, në vendet e destinuara për parkim, të cilat mund të punojnë gjatë periudhës kur shërbimi i parkimit është aktiv, si një metodë e thjeshtë dhe efektive për verifikimin e tarifës së parkimit, njësoj si në çdo vend tjetër perëndimor.

Ashtu siç funksionon edhe sot, pagesa që do të kryhet përmes këtij shërbimi do të kalojë 100% për llogari të Bashkisë së Tiranës”, u shpreh Salianji. /Elisjeda Kiko