Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka vijuar me akuzat e forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe në orët e vona të natës.
Dakon duket se nuk e zë gjumi nga akuzat e shumta që po hidhen ndaj tij, duke i rrezikuar seriozisht pozitat e tij në politikë. Në reagimin më të fundit ndaj Berishës, Dako shkruan e Sali vdiq, por nuk hoqi dorë, ndërsa e paralajmëron sërish me gjyq.
“Edhe kjo shpifje, sepse firma fituese është “Pët Germany & Rroku” (Viktor Çaushi ) tenderi i Bankës Botërore për Ujësjellësin e Durrësit.
Eh mor Sali vdiqe po dorë s’hoqe… Në gjyq edhe për këtë dhe është kollaj fare, se tenderin e ka bërë Banka Botërore dhe s’ka asnjë lidhje as me djalë as me baba! Vetëm një djalë dhe baba të lumtur ka njohur ky vend në punë fitimesh me lekët e shtetit! Ti e di mirë kush janë ata, po kjo është temë tjetër..”, shkruan Dako.