Një 58-vjeçar nga Elbasani është kafshuar nga një qen “Pitbull”, dhe ka ndërruar jetë pak pas mesnate. Burime të besueshme raportuan se 58-vjeçari Rifat Bajrami, banues në lagjen “5 Maji”, pak ditë më parë është sulmuar nga një “Pitbull”.
Nga sulmi i janë shkaktuar plagë të shumta dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital. Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve dhe stabilizimit të gjendjes fatkeqësisht 58-vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve dhe në mesnatën e fundit ka ndërruar jetë në shtëpi pasi ka pësuar trompozë.
Po ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Tiranë, kur një 35 vjeçar është sulmuar nga tre qen rruge. Burime nga policia e kryeqytetit njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në Rr. “Myslym Shyri”, kur i riu po kthehej natën vonë në shtëpi, pasi kishte përfunduar orarin e punës.
Fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë kafshimin e rëndë që ka pësuar i riu në këmbë, i cili më pas përfundoi në spital për të marrë mjekimin e duhur. Bashkia e Tiranës prej 2 vitesh ka nisur një projekt për vaksinimin dhe sterilizimin e qenve të cilët janë agresivë me qytetarët ose tregojnë shenja sëmundjeje.
Pranë Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit në një vit janë referuar mbi 1 mijë raste të kafshimit të qenve të rrugës.