Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Angli ku protagonist ka qenë ish-futbollisti i disa skuadrave në Angli si Aston Villa dhe Bolton, Jlloyd Samuel.
37-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me makinë e tij tip ‘Range Rover’ kur në rrugët e Warrington është përplasur nga një kamion. Policia, zjarrfikëset dhe një helikopter kanë mbërritur në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë ish-futbollistit, por gjithçka ka qenë e kotë.
Sipas raportimeve të mediave britanike një dëshmitar i cili ka qenë në vendngjarje ka tentuar të thyejë xhamat e makinës e cila kishte shpërthyer në flakë. Dëshmitari u shpreh:
“Nuk mund ta dalloja atë brenda makinës. Zjarri ishte shumë i madh, ishte tepër vonë.”
Për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit ka reaguar edhe federata e Trinidad dhe Tobago-s, kombëtare për të cilën ai ka luajtur.
“Në kemi marrë lajme të tmerrshme për ish-mbrojtësin e kombëtares, Aston Villa-s dhe Bolton-it, Jllyd Samuel, i cili ka vdekur sot në mëngjes pas një përplasje me makinë në Angli.
Sipas raportimeve, Jlloyd ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte dërguar fëmijët në shkollë dhe u përplas nga një makinë. Federata e Futbollit Trinidad dhe Tobago dhe ish-shokët e tij në kombëtare shprehin ngushëllimet e thella për pjesëtarët e familjes së tij në Britani ashtu edhe në vendin tonë.”