Ditën e djeshme në disa faqe aspak serioze në rrjetet sociale qarkulloi lajmi se kishte ndërruar jetë gazetarja e njohur Aida Shtino.
Ky lajm alarmoi jo pak njerëz, ndër të cilët ka qenë dhe djali i gazetares, i cili ndodhet në Austri.
Aida ka reaguar menjëherë pas lajmit dhe për Revistën Who ka thënë:
Jam shumë mirë. Familja ime është shqetësuar shumë nga këto lajme, djali më kontaktoi nga Austria i trembur për çfarë shkruhej. Nuk e kuptoj qëllimin e këtyre lajmeve, çfarë duan të arrijnë. Të luash me jetën e tjetrit është për turp”
Nga ana tjetër, në profilin e saj në Instagram, disa orë më parë Shtino ka publikuar një postim me nota pozitive për ditën e rë që po nis.