osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Vdekjet në botë nga Covid 19 në nivelet më të ulëta prej gati një viti

Vdekjet në botë nga Covid 19 në nivelet më të ulëta prej gati një viti

Në rënie që nga fundi i gushtit, numri javor i vdekjeve të lidhura me koronavirusin e ri në botë ka arritur shifrën më të ulët që nga vjeshta e vitit 2020.

Me 53 245 vdekje të regjistruara nga e hëna 27 shtator, deri të dielën 3 tetor ose 7 606 mesatarisht çdo ditë, shifrat e përgjithshme të pandemisë COVID-19 ka vazhduar të bjerë, pas një kulmi prej 10 000 vdekjesh mesatarisht në ditë.

Në një muaj, numri javor i vdekjeve ka rënë me gati një të katërtën (24 për qind).

Në fillim të nëntorit 2020, pragu simbolik i 50 000 vdekjeve të regjistruara në një javë u arrit dhe u tejkalua shpejt, për të arritur përfundimisht në më shumë se 100 000 vdekje në javën e fundit të janarit, numri më i rëndë javor i pandemisë.

Pas një viti rimëkëmbjesh epidemike, të lidhura veçanërisht me përhapjen e varianteve, përfshirë Deltën shumë ngjitëse, kurba e infektimeve të reja është gjithashtu në rënie, me gati një të tretën, në krahasim me fundin e gushtit.

Me gati 81 doza të vaksinave kundër COVID-19 të administruara për 100 banorë në mbarë botën, autoritetet shpresojnë që kjo rënie të vazhdojë, edhe nëse pabarazi të mëdha mbeten midis rajoneve.

Që nga 4 tetori, 123 doza për 100 banorë janë administruar në Amerikën e Veriut, e krahasuar me vetëm 11 në Afrikë.

Gjysma e vendeve të kontinentit afrikan kanë imunizuar plotësisht më pak se 2 për qind të popullsisë së tyre, sipas zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetit për Afrikën.

Në total, rreth 4,8 milionë vdekje janë regjistruar në të gjithë botën, që nga zbulimi i virusit në dhjetor 2019 në Kinë.

Mëgjithatë, OBSH-ja vlerëson, duke marrë parasysh vdekshmërinë e tepërt të lidhur drejtpërdrejt dhe jodrejtpërdrejt me COVID-19, se rezultatet e pandemisë mund të jenë dy deri në tri herë më të larta se ato të regjistruara zyrtarisht.