Në qendër të Beogradit është shfaqur një grafit përmes të cilit kërkohet vdekja e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill. Ky është rasti i dytë në serinë e kërcënimeve që i drejtohen ambasadorit amerikan.
Sipas mediave serbe, nuk dihet se kush dhe kur e ka shkruar këtë mesazh, por ajo që dihet është se kjo nuk është hera e parë që ambasadori merr kërcënime të tilla.
Vetëm dy ditë më parë një persona është ndaluar nga Beogradi për kërcënime ndaj ambasadorit Hill.
I arrestuari, siç dyshohet, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ndër të tjera, “Koha për një goditje të re të Gavrilo Principit direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill”.
Ndërsa, tre ditë më parë (12 tetor), ambasadori i SHBA në Serbi, Christopher Hill gjatë fjalës së tij në Konferencën e Sigurisë së Beogradit, tha se do të donte që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, por sipas tij problemi është më kompleks se kaq.