osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vdekja e një koalicioni që nuk lindi kurrë!

Vdekja e një koalicioni që nuk lindi kurrë!

Nga Anri Bala

Dje, ishte shfaqja e radhës, ku militantët e quajtën humbje, delirantët e quajtën fitore, kurse qytetarët, tallje me njerëzit. Një fyerja aq e madhe, që nuk kapërdihet lehtë nga qytetari i thjeshtë, që nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të besoj… e kur përballë ka horra dhe “gomorra”, të gënjehet.

Por, megjithëse komedia e radhës përfundoi, ashtu siç përfundon çdo komedi, me qeshje e ngërdheshje, ku qeshjen e bënë spektatorët dhe ngërdheshjen dhe përqeshjen pas kurrizi e bënë ato, që ishin pjesë e skenografisë, e që ishin mësuar dhe i kishim parë, se çfarë aktorësh pa vlerë ishin.

Megjithatë, gjithë kjo shfaqje tregoi se aktorët janë drejt largimit nga “Teatri Politik”, pa dëshirë por me dhunë, kur shfaqjet e tyre janë të njëjta dhe natyrisht të para ende pa ngritur perden, e ku nuk mud të gjesh as spektator… me pagesë!

Por, protestuesit dje morën një mesazh të madh: Koalicioni i Bashës me Kryemadhen vdiq! Ç’është e vërteta, ky koalicion as që ka ekzistuar! Rebelimi i tepsixhinjëve të Kryemadhes, që akoma nuk i janë shqitur duart nga qypi me mjaltë i pushtetit, nuk mund të motivoi demokratët, që kanë gjashtë vjet që bredhin nëpër bulevard, më të pashpresë se kurrë, që të besojnë se LSI-ja është ylli i dritës së mëngjesit, për ndriçimin e rrugës së tyre.

Duke mos patur asnjë arsye, që të besojnë, se ky aliazh opozitarë, bakër-bakër do nxjerr flori, pjesa e mençur e opozitës blu, as nuk mund ta mendoi, se e kuqja forcon blunë. Ndaj, një nga kërkesat e pareshtura të tyre ka qenë: E djathta, duhet të distancohet përfundimisht nga aleancat hibride me të majtat. Mirëpo, Lulzim Basha, asnjëherë nuk i dha përgjigje kritikëve, të kësaj aleance dhe vazhdimisht i çoi gjërat deri në absurditet dhe marrëdhënie gjysmake.

Kjo për faktin, se aleanca edhe ekzistonte me ca puthje në faqe në sallën e parlamentit, edhe nuk ekzistonte në vendimmarrje! Kjo ishte vënë re nga të gjithë, por dje Lulzimi i kapur mat, për shumë arsye, nuk mundi ta luante dot rolin e mashtruesit dhe u detyrua, që ta zhvillonte protestën “i vetmuar papërkrahje”, duke shmangur “guberen e kuqe”, që rrëmben çdo gjë, pa u turpëruar.

Një ditë para protestës, shumë u fol e shumë u llomotit, por asgjë nuk u kuptua, se ku do ishin aleatët, cilën pjesë të protestës do mbulonin dhe si do alternoheshin?!

Gjithçka u la në mjergull dhe e dini pse?! Sepse nuk kishte asnjë bashkëpunim, thjesht vetëm mashtrime, për të treguar se koalicioni i pangjizur ka lindur, ekziston dhe quhet “koalicioni opozitarë”. Kurse, dita e protestës ishte më e vështira për Uriah Hipin e Shtëpisë mbi Lanë, sepse tashmë nuk mund të bënte teatër. Anëtarësia  i’a kishte dërguar mesazhin ultimativ, se nuk mund të protestonte me ato që i tradhëtuan dhe u lanë dopio gjashtën e pushtet-humbjes atyre, për të fituar lojën e pushtetit vetë.

Askush nuk e ka harruar nga e djathta, se partia “SHPK” e Metës, sa po shikon ngjyrën e lekut, euros, dollarit apo… arit, të braktisë në mes të rrugës. Këtë gjë, e dinte mirë edhe Basha, që nuk pati tre mundësi zgjedhjeje, por vetëm dy: Ose me militantët dhe përkrahësit e PD-së, ose kundra tyre me Monikën dhe militantët e LSI! Ndaj, dje, jo për burrëri, por si i pamundur që ishte, ai i’u largua shfaqjes komike, të ekzistencës së koalicionit, BLU me të KUQE… ose bluqe.

Duke, mos lënë asnjë hapësirë që të abuzohej, se koalicioni ekziston, ai tregoi me veprime demonstrative, se koalicioni nuk ekzistonte. Drejtimi i protestës, ashtu siç e mendoi PD dhe moslejimi i megafoneve të LSI, të flisnin para përkrahësve të tyre, ishte një shpullë publike në fytyrë, për aleaten pa asnjë aleancë.

Përfundimisht, Monika duhet të gjej aleatë të tjerë, se aleat për anarki gjenden boll, por flasim për aleat për tu ulur bythën në karrigen e pushtetit dhe për të kapur ndonjë lëmosh. Dje, fituan të djathtët, pak pak… por mjaftueshëm. Më në fund u bindën, se i pagëzuari “koalicioni opozitar” ka vdekur… që pa lindur!/Ekskluzive.al