osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vdekja e Navalny, mister vendndodhja e trupit të armikut të Kremlinit! Dyshime edhe për kohën e vdekjes! Protesta në Rusi, 200 të arrestuar

Vdekja e Navalny, mister vendndodhja e trupit të armikut të Kremlinit! Dyshime edhe për kohën e vdekjes! Protesta në Rusi, 200 të arrestuar

Deri më tani, deklarata e shërbimit të burgut të premten, 16 shkurt 2024, është e vetmja deklaratë zyrtare për vdekjen e Navalny, një kritik i ashpër i Presidentit Vladimir Putin, ndërsa ka mistere dhe dyshime të mëdha se kemi të bëjmë me një vrasje nga Kremlini.

Sekretarja për media e politikanit opozitar rusKira Yarmysh shkroi në rrjetin social X, se nënës së Navalnyt i është dërguar një dokument ku thuhej se ai kishte vdekur në 14:17, sipas orës lokale të 16 shkurtit. “Aleksei Navalny u vra”, shkroi ajo dhe kërkon që trupi ti dorëzohet menjëherë familjes.

Yarmysh shtoi se një punonjës i burgut, IK-3 në Siberi, i njohur edhe si “Ujku polar”, ka thënë se trupi i pajetë i Navalnyt është dërguar në morg Salehard dhe është marrë nga hetuesit e Komitetit Hetues të Rusisë.

Nëna e Aleksei Navalny, Lyudmila Navalnaya dhe një avokat vizituan burgun ku vdiq djali i saj, por i është thënë se trupi nuk është as në morg dhe as në zyrën e mjekut, bëri të ditur më tej Kira Yarmysh.

Avokati i Aleksei dhe nëna e tij shkuan në morgun e Salekhard. Avokati telefonoi në numrin e telefonit që ishte në derë. I thanë se ishte i shtati që telefonoi sot por se trupi i “nuk është në morg”

Autoritetet ruse “po gënjejnë dhe po bëjnë gjithçka për të shmangur dorëzimin e trupit” të Alexei Navalny familjes së tij, shton Kira Yarmysh.

“Një tjetër avokati të Navalny, i cili iu drejtua komitetit hetimor të Salekhard, iu tha se ‘shkaku i vdekjes së Alekseit nuk është përcaktuar ende dhe se po kryhej një ekzaminim i ri histologjik dhe rezultatet duhet të jenë të disponueshme javën e ardhshme,” tha zëdhënësja.

Ka mister edhe mbi orën e vdekjes.

Mendohet se Aleksei Navalny ka vdekur shumë më herët se sa është paralajmëruar nga autoritetet e burgjeve ruse, me shumë gjasa natën mes të enjtes dhe të premtes, dëshmon një i burgosur i kolonisë penale numër 3 të Kharp, në rajonin Yamal Nenets, cituar nga Novaya Gazeta Europe. Vdekja e disidentit, shtoi ai, duket se ka befasuar stafin e burgut.

Një inspektim i thelluar i kolonisë penale filloi mëngjesin e djeshëm ndërsa në mbrëmje vonë janë dëgjuar tre herë makina që shkonin. Ndërsa të enjten në mbrëmje gardianët përshpejtuan kontrollet dhe mbylljen e qelive të të burgosurve.

Në dhjetë të mëngjesit (me orën lokale) mbërriti lajmi për vdekjen e Alexei Navalny. Lajmin e publikoi në orën dy të pasdites Shërbimi Federal i Ndëshkimit. Por Baza, një faqe lajmesh zakonisht mirë e informuar për çështjet e sigurisë, kishte njoftuar se Navalny ishte ndjerë i sëmurë rreth orës 13:00 dhe se kishte vdekur në orën 14:17, në të njëjtën kohë për të cilën foli sot zëdhënësja Kira Yarmysh, duke konfirmuar vdekjen.

Por dje në mëngjes nuk është parë asnjë ambulancë. Ata arritën vetëm pasi të gjithë e dinin se Navanly kishte vdekur. Pra, ai duhet të ketë vdekur shumë më herët nga sa ishte paralajmëruar, ka shumë të ngjarë gjatë natës. Nëse jo, pse atëherë duhej të na mbyllnin në qeli dhe të bënin kontroll në mëngjes? shtoi burimi.

Ndërkohë, nga dje deri në ditën e sotme 200 persona janë arrestuar gjatë demonstratave të ndryshme në Rusi në kujtim të Navalny, e ka bërë të ditur sot Organizata jofitimprurëse OVD-Info duke saktësuar se kjo është vala më e madhe e arrestimeve të protestës në 18 muaj. 109 persona u ndaluan në Shën Petersburg dhe të paktën 39 në Moskë, dy qytetet më të mëdha në vend.

Që prej pasdites së djeshme, autoritetet e kryeqytetit kishin paralajmëruar banorët kundër çdo demonstrate “të paautorizuar” pas njoftimit për vdekjen e kundërshtarit kryesor të Kremlinit. Por në mbrëmje, në disa qytete ruse, njerëzit u rreshtuan për të vendosur lule në monumentet e disidentëve politikë dhe tashmë flitej për arrestime. Mes personave të marrë kishte edhe gazetarë.

Zhdukja e Navalny vjen një muaj para zgjedhjeve presidenciale, të cilat duhet të çimentojnë edhe një herë pushtetin e Vladimir Putinit./ La repubblica/