Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në komisariatin e Kavajës ku një 31-vjeçari Ilvi Meta u gjet i varur këtë të mërkurë në komisariatin e Kavajës, pasi ishte arrestuar për vjedhje.
Ilvi Meta ishte ndaluar nga policia pasdrekën e sotme si i dyshuar për veprën penale të vjedhjes. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Sipas informacioneve ai është gjetur i vetëvarur në qeli. Policia e ka gjetur me shenja jete, ai u transportua në spital por nuk mundi të mbijetonte.
Bëhet me dije se janë arrestuar 3 oficerë policie, për shkak të vdekjes së dyshimtë të të riut në komisariatin e Kavajës.