Ky është parlamenti shqiptarë që nuk ka lidhje me votuesit por me grupime partiake, shoqerore, farefisnore dhe pagatore, mes njëri tjetrit. Lulzim Basha shterp në ide dhe mediokër e fajtor i madh në të bërit opozitë përsërit të njenjtin skenar siçdo të Enjte. Merr fjalën e ndërpret Ruç, afrohen “trimat” pushtojnë foltoren dhe Lulja llap “live” në FB a thua se e dëgjon njeri. Në fakt e dëgjojnë të gjithë ato që ai nuk i shikon e dëgjon e që e shajnë me fjalët më të ndyra që ka fjalori shqiptarë.
Ja fjalimi i përditshëm i këtij politikani të padënuar për krimet që ka bërë dhe flet në emër të shqiptarëve:
“Shqiptarët populli më pro-europian mbahet peng nga një kryeministër. Ai kërkon të fshehë të vërtetën për negociatat. Ai është informuar ashtu si edhe unë për një ngjarje me pasoja të tmerrshme për fatin e negociatave dhe integrimin e vendit. Por ka ardhur të fshehë të vërtetën, mbrëmë 24 orë pas samitit dhe takimit Merkel- Makron, kristian demokratët dhe kristiansocialët gjermane dhe partia simotër e PS kanë rakorduar qëndrimin e tyre për negociatat me vendin. Ashtu si Rama e di fare mirë, lajmi nga ky rakordim është më i keqi për shqiptarët”
Këtë lajm e di vetëm Luli, sepse shqiptarë e dinë se asgjë nuk do ndodhë, nëse nuk futen në burg Berisha, Basha, Meta, Mediu dhe gjithë politikanët brekëgrisur që na u kthyen në milioner dhe vrasës.
Pas fjalës së Bashës, Ruçi i ka ndërprerë fjalën duke i thënë se koha mbaroi e megjithatë kreu opozitës nuk ka dashur të lirojë foltoren duke vazhdar me një lidhje LIVE në Facebook.
Ruçi kërkoi 10 minuta pushim../Ekskluzive .al