Evi Kokalari në orët e vona të mbrëmjes ka përshëndetur zgjedhjet që u mbajtën nga Rithemelimi për postet drejtuese të PD-së, ku postin e Sekretarit të Përgjithshëm e mori Flamur Noka.
Rezultati për Belind Këlliçin duket se ishte zhgënjyes dhe nisur nga kjo Kokalari shkruan se më në fund triumfoi vota e drejtë.
Jo vetëm kaq, por Kokalari shkruan se po pret ende një përgjigje nga Belind Këlliçi të cilin e akuzon për lobim gjatë zgjedhjeve për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së.
Postimi i plotë:
Ja kush janë më të votuarit kur nuk orientohet vota!!!
Urime të gjithë fituesve dhe urime çdo anëtari të Këshillit Kombëtar që sot devijuan rrezikun e një Lulzim Bashe të dytë.
Gjithsesi, puna juaj nuk mbaron këtu. Votimi sot ka vërtetuar çfarë ju kam thënë më parë që, Belind Këlliçi ka përfituar nga besimi që i dhamë që në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe këtë nuk duhet t’ja falim.
Ai gjithashtu ka dëmtuar thellë reputacionin e atyre anëtarëve të Forumit Rinor që kanë fituar në 30 Prill drejtësisht dhe me meritokraci, dhe këtë as ata vetë nuk duhet t’ja falin. Të rinjtë janë e ardhmja e PDsë, dhe është shumë e rëndësishme që ata ta drejtojnë këtë parti me integritet dhe larg nga lojrat e pista dhe korrupsioni që e ka karakterizuar PDnë këto 12 vitet e fundit.
Pres akoma përgjigje nga Belindi sepse për hir të të gjithë atyre që ju dhanë me shpirt foltores, nuk mund ta lë këtë punë përgjysëm. Po humbi integriteti i votës, humb demokracia dhe si pasoj humbim dhe ne.
Një përshëndetje dhe avokates time Endira Bushati që më ka ndenjur shumë pranë gjatë kësaj lufte, dhe duke e ditur koston e sabotimit të mundshëm nga miqtë e Belindit, integriteti i saj ngeli i paprekur.