Inxhinierët e Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë zbritur sot sërish në terren për të vazhduar procesin e verifikimeve dhe matjeve të banesave në funksion të procedurës së shpronësimit.
Siç shihet edhe përmes këtyre fotove, përfaqësuesit e ARRSH janë mirëpritur në banesa nga qytetarët të cilët po bëhen pjesë e projektit për rehabilitimin e Unazës së Madhe të Tiranës.
Javës së kaluar, Autoriteti Rrugor deklaroi përfundimin e procesit të verifikimit dhe matjeve për 35 objekte mes të cilave edhe ato me më shumë se 3 kate.
Gjatë ditës së sotme do të vazhdohet me matjet edhe në pjesën tjetër të objekteve për të cilat qytetarët kanë depozituar dokumentacionin në ARRSH./Lexo.al