Përfaqësues të PD dhe Aleancës për Teatrin e prishur kanë protestuar pasditen e kësaj të marte në vendin ku ndodhej Teatri Kombëtar. Në të njëjtën kohë, atje kanë qenë punonjësit që po merren me rehabilitimin e zonës për t’i hapur rrugë Teatrit të ri.
Atje ka qenë dhe zyrtarja e PD dhe njëkohësisht aktivistja e tritolit idiotja Adriana Kalaja, e cila ka debatuar me një prej punonjësve që ndodheshin atje, duke e kërcënuar se do ta nxirrte me forcë nga eskavatori ku ai ndodhej.
“Zbrit mo poshtë, zbrit poshtë ti. Zbrit mo poshtë, ej zbrit poshtë. Zbrit poshtë se do të nxjerr zvarrë. Zbrit poshtë. Atë që kemi bërë ne për Teatrin… Zbrit poshtë dhe mos e zgjatë fare. Këtu nuk ka shance, jo ti por asnjë në botë, të punojë”, dëgjohet të thotë Adriana Kalaja.