Pas emërimit të Erion Braçes në postin e zëvendës kryeministrit nga vetë kryeministri Edi Rama të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar Braçen për postin e ri.Një ndër ta ishte edhe shkrimtarja e njohur Diana Gëllçi, e cila ka përgëzuar Braçen, ndërkohë që ka shprehur admirimin që ka për këtë të fundit.
‘E kam njohur Erion Bracen kur ishte djalosh i ri fare dhe prej 30 vitesh vazhdoj ta admiroj per vitalitetin, ndershmerine dhe seriozitetin qe tregon si qytetar dhe politikan. Si e cale, qysh heret kam kuptuar se kur dikush merret me kembet, hunden, apo veshet, nuk ka gjetur tjeter per te te share Miq te nderuar, lereni metrin e unit; gezohuni qe tani do te keni edhe nje dere tjeter te celur! Urime i madhi Erion Brace’, shkruan shkrimtarja.
Pas këtij urimi ka qenë zëvendëskryeministri ai i cili e ka falenderuar në një postim në Instagram, duke i thënë që e do shumë dhe se i është mirënjohëse.
‘TË DUA SHUME DIANË!
Per ate qe je, mendjen e hapur e te bukur?
Te jam mirnjohes per sakrificat e tua dhe familjes tende ne ditet tona me te veshtira, per Ne, edhe për mua!’, shkruan Braçe.