Petrit Vasali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama duke e ngarkuar me përgjegjësi për rritjen e numrit të personave të prekur nga COVID-19.
Vasali madje kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe ndjekjen penale të tij. Sipas tij, “suksesi madhështor” i Edi Ramës pas izolimit idiot 2 muaj e gjysmë është rritja me 211%.
Por Vasili shkruan se nuk u bënë testime, nuk u blenë mjete mbrojtëse, aspiratorë, nuk u ndaluan aktivitetet ekonomike me risk të lartë dhe u përbuzën sugjerimet profesionale.
POSTIMI I lehsit Vasali
Sot 57 raste me COVID-19, Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të ndiqet penalisht!!
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë për menaxhimin kriminal dhe antinjerëzor të pandemisë.
Edi Rama veproi kundër shkencës me vullnet të plotë dhe në funksion të propagandës së tij politikë personale.
Çdo person i infektuar është një akuzë për Edi Ramën për dëmtim të shëndetit me paramendim.
E gjithë popullata e rrezikuar nga ana shëndetësore është një akuzë për Edi Ramën..
SPAK të fillojë hetimin urgjentisht për Edi Ramën për veprimet e tija të paramenduara, që sollën dëmtimin e shëndetit të njerëzve.
SPAK është i përbërë jo thjesht nga prokurorë, por nga njerëz në radhë të parë, ndaj detyra e tyre në këtë rast është e imponuar edhe nga këto detyrime humane përveç atyre ligjore.
Sot 57 raste të reja me COVID-19.
Në pikun e pandemisë numri më i lartë ishte në 3 prill 27 raste.
“Suksesi madhështor” i Edi Ramës pas izolimit idiot 2 muaj e gjysmë është rritja me 211%.
Ja çfarë thoshte Edi Rama:
“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”,- shprehej Rama.
Dhe Edi Rama realisht:
1. Nuk beri testime por i quajti të panevojshme duke iu kundërvënë OBSH.
2. Nuk bleu mjete mbrojtëse,
3. Nuk bleu respiratorë,
4. Nuk ndaloi aktivitete ekonomike me risk të lartë,
5. Nuk detyroi përdorimin e maskave, por i quajti të panevojshme,
6. Nuk aktivizoi mijëra mjekë familjeje,
7. Aktivizoi një komitet ekspertësh jo kompetentë dhe me drejtim politik.
8. Përbuzi çdo sugjerim e këshillë profesionale publike.