Gjatë jetës Henry Vincent i kishte terrorizuar njerëzit të cilëve u kishte shkuar nëpër shtëpitë e tyre për t’i grabitur.
Por ndërkohë që kriminelit të karrierës po i jepej lamtumira e fundit dje, të pranishmit dhanë një shfaqje të fortë në nder të së kaluarës së tij të dhunshme.
Të rinjtë e papërmbajtshëm qëlluan me gurë, shishe dhe vezë ndaj kalimtarëve teksa një delegacion me limuzina të stolisura me lule kaluan në jug-lindje të Londrës.
Një burrë që jeton në kishën pranë varrezës ku u bë funerali – që mendohet se kushtoi mbi 100.000 sterlina – u qëllua me vezë, ndërsa një fotograf u qëllua me grusht në fytyrë.
Henry Vincent u qëllua me thikë për vdekje nga pensionisti Richard Osborn-Brooks, 78 vjeç, teksa hajduti po përpiqej të vidhte në shtëpinë e tij.
Fotot nga varrimi luksoz i grabitësit
Fillimisht Osborn-Brooks u arrestua me akuzën e vrasjes por më pas u mësua se ai nuk do të përballej me asnjë akuzë.
Rreth 200 pjesëmarrës ishin të pranishëm në funeralin që zgjati 30 minuta, ku ata kënduan këngët e tyre të preferuara pop.
Banorët e kishin bllokuar rrugën ku vdiq Vincent, në mënyrë që karvani i funeralit të mos kalonte atje.
Gazetarët që qëndronin jashtë kishës u qëlluan me gurë dhe anëtarët e familjes së të ndjerit i qëlluan me grushte fotografët nga veturat e tyre.
Majtas grabitësi famëkeq dhe djathtas pensionisti që e vrau