osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Varfëria jonë si argument për të mbuluar milionat e Bashës

Varfëria jonë si argument për të mbuluar milionat e Bashës

Nga Flogert Muça

Ditën e sotme në seancën plenare u diskutua skema e re  e Ndihmës Sociale. Një skemë e cila përtej debatit politik në Tiranë, ka marrë notën maksimale nga institucioni i Bankës Botërore e cila e ka cilësuar si efikase dhe të duhurën pë Shqipërinë. Për të mos u zgjatur në debatin që u ezaurua sot në Kuvend, ku njëra palë fatkeqësisht bënte politikë e tjetra shpjegonte  pse skema e re është më e mirë, dua të ndalen në dy pika specifike që tregojnë edhe njëherë gjendjen e opozitës e cila për fat të keq ndodhet në një situatë tragji-komike.

Ajo që u vu re sot që të bënte të ndjeje keqardhje për opozitën ishte mungesa e kapaciteteve njerëzore. Opozita PD-LSI edhe në një temë si varfëria që ka në çdo kohë vend për oponencë të fortë, sot doli si “rruar-qethur” thënë në mënyrë popullore. Kjo ështe tragjike jo vetëm për këto parti politike, por për demokracinë. Jemi në kushtet kur opozita është aq e dobët sa të dhimbset. Mungesa e burimeve njerëzore që mund të bënin diferencën në argument dhe kritikë ka bërë që opozita e Bashës dhe Kryemadhit të ngjajë me një klub shokësh e shoqesh që shkojnë në Kuvend për të kaluar një të enjte “ndryshe”, por kaq. Të palexuar, pa një alternativë ndryshe, PD-ja e Bashës dhe LSI-ja e Kryemadhit kanë rënë në kurthin e sulmeve klasike politike duke i lënë këto parti në vend.

Por kjo është gjysma e gotës. Gjysmë që shihet edhe në rezultate elektorale apo në hemoragjinë që po ndodh nga këto parti drejt PS-së apo drejt largimit nga politika përgjithmonë. Ajo që në fakt është më e rënda teksa sheh artikulimin e liderëve politikë opozitarë në Kuvend është mënyra e zgjedhur nga opozita për t’i ikur halleve të veta. Basha, i cili është prej shumë ditësh nën furtunën e fakteve të investigimit të mediave amerikane që nxjerrin zbuluar lidhjet e tij me lobin rus dhe pagesat e majme pro tij për të destabilizuar Shqipërinë,  del dhe flet sot për varfërinë e shqiptarëve. Menjëherë pas tij del Monika Kryemadhi që i qan poashtu hallin shqiptarëve se janë të varfër. Ironi dhe tallje më të madhe për një njeri se kjo nuk ka. Pra, Basha përdor shqiptarët e varfër për të mbuluar pasurinë e tij të paligjshme.

Kjo strategji komunikimi e përdorur sot nga PD-ja jo vetëm që nuk e nderon atë, por as nuk e largon vemendjen nga super-skandali i kryetarit të saj. Përkundrazi, përdorimi i të varfërve për të mbuluar pasurinë marramendëse të padeklaruar nga Basha është një autogol i cili e zhyt opozitën edhe më poshtë nga ç’është.

Ndoshta e gjitha ishte edhe si kamuflash për të mos u kujtuar Gërdeci, ku 26 të pafajshëm o dogjën nga plumbat e shtetit dhe FAMILJES në një tregti armësh që “impresionoi” edhe Hollivudin, gjithësesi, të flasësh për paratë për të mbuluar paratë është në këtë rast strategji e gabuar. T’i përmendesh shqiptarëve asistencën sociale në kohën kur ti si parti çon në SHBA 1 milion dollarë të pista për të destabilizuar Shqipërinë ,  është një tjetër dëshmi se opozita në Shqipëri është për të të ardhur keq.

Varfëria në Shqipëri ka qenë dhe është aty. Rritet dhe zbret në momente të caktuara, por është një plagë e cila kërkon kurim të gjatë dhe të vazhdueshëm. Opozita në këtë çështje duhet të ishte kritike e paepur, por njëkohësisht edhe pjesë e zgjidhjes me propozime reale nëse realisht qan hallin e atyre që nuk kanë e jo hallin e milionave që kalojnë nëpërmjet “pazarit rus”.

Gjithësesi në çdo rast, opozita për fatin tonë të keq edhe njëherë tregoi sot se është e varfër nga kapacitetet njerëzore dhe argumentat si dhe e pazonja në ndërtimin e strategjisë së komunikimit duke na mbajtur kështu në vëmendje paratë, të cilat sot e kanë zënë ngushtë e s’po  e lënë të ngrejë krye.