Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka befasuar me qëndrimin e tij lidhur me vrasjen e ekstremistit grek, një ditë më parë në Gjirokastër, nga forcat RENEA. Dule ka dalë në mbrojtje të grekëve, duke sulmuar ashpër policinë shqiptare, që sipas tij, nuk duhet ta kishte vrarë ekstremistin, Kostandinos Kaçifas.
Politikani shqiptar i bëri thirrje policisë shqiptare të marrë përgjegjësi për ngjarjen e rëndë, duke deklaruar se ka shumë pikëpyetje mbi këtë krim
“Lutje për të gjithë, të repskeotjmë kodin shekullor, respekti për vedekje, e cila ka mbizotëruar në të gjitha fazat e jetës njerëzore, që në lindje.
Së treti, theksoj thirrjen tonë për gjakftohtësi dhe vendosmëri se kjo çështje duhet zbardhur në të gjitha detajet e saj, me gjithë transparencën e mundshme. Ka shumë pikëpyetje që e bëjnë atë edhe më delikate. Si nisi konflikti?
Cilat ishin rrethanat, kush e mori vendimin për këtë zgjidhje fatale, në një kohë që ekzistonin edhe alternativa të tjera, që do të garantonin jetë. Sigurisht që policia e ka vënë vetë në pikëpyetje operacionin e saj të djeshëm, duhet të jemi të ndërgjegjshëm”, tha Dule.