osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Valë kallëzimesh mes qeverisë dhe PD, demokratët vënë në lëvizje SPAK për akuzat ndaj Xhaçkës, ministrja i padit për shpifje

Valë kallëzimesh mes qeverisë dhe PD, demokratët vënë në lëvizje SPAK për akuzat ndaj Xhaçkës, ministrja i padit për shpifje

Ashpërsohet konflikti mes qeverisë dhe opozitës sa u takon pretendimeve për udhëtime pa kriter me helikopter nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

PD e akuzon ministren se ka përdorur helikopterët e Forcave të Armatosura për fushatën e Partisë Socialiste e për këtë arsye dje është dorëzuar një padi në SPAK për shpërdorim detyre.

Në kallëzimin penal të PD dërguar në SPAK, thuhet se janë manipuluar të dhënat për përdorimin e helikopterit. “Ky kallëzim apo kallëzimet e ngjashme me të, janë rasti ideal që edhe SPAK të sprovohet në sytë e mbarë opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar dhe të tregojë me vepra se organet ligj zbatuese shqiptare do të vendosin përpara përgjegjësive çdo shkelës të ligjit, pavarësisht nëse është apo jo i pasur apo i veshur me pushtet”, thuhet në kallëzimin penal të Partisë Demokratike. Në padinë e dorëzuar nga përfaqësuesit e PD, Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri, jepen detaje për shkeljen e ligjit nga Ministrja e Mbrojtjes, duke përdorur helikopterin ushtarak për qëllime elektorale ndërsa argumentohet me fakte konkrete edhe datat e fluturimeve dhe të aktiviteteve elektorale të PS në Dibër.

Akuzat e PD

Në një deklaratë për shtyp ish-deputetja e PD Albana Vokshi u shpreh se ka pamje filmike dhe foto që provojnë veprën penale të Olta Xhaçkës dhe ia bëjnë punën më të lehtë SPAK-ut, ndërsa vuri në dukje kontrastin e thellë mes pushtetit dhe qytetarëve.

“Në kohën që ministrja e Mbrojtjes, për pushtetin e Edi Ramës, abuzon me helikopterin, i cili kushton deri në 10 mijë euro për një udhëtim, nënat nuk ç’t’u japin fëmijëve për të ngrënë, nuk mundet t’i arsimojnë, mijëra prej tyre jetojnë akoma në çadra me kushte mizerabël, në varfëri ekstreme, nuk mund të përballojnë kurat dhe ilaçet, nuk mund të bëjnë një tampon.

Janë me mijëra mësuese që rrezikojnë çdo orë, që shfrytëzohen si skllave, me dhjetëra orë të papaguara ne javë që nuk arrijnë të paguajnë për ilaçet dhe kurat anticovid”, u shpreh Albana Vokshi. Ndërkohë, ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri u shpreh se PD dërgoi në SPAK të gjithë dokumentet dhe provat e nevojshme për këtë rast. “Partia Demokratike kreu detyrën e saj qytetare duke ia sjellë SPAK-ut të gjithë dokumentacionin që disponon së bashku me provat përkatëse duke i dhënë një mundësi për të treguar që nuk është e kapur nga qeveria, por është në shërbim të ligjit dhe të interesit publik”, u shpreh Gent Strazimiri.

Reagon ministrja Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka paditur në gjykatë për shpifje PD pas akuzave të ngritura nga këta të fundit për përdorimin e helikopterëve të Forcave të Armatosura për fushatën elektorale të PS në Dibër. Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka ka dorëzuar në gjykatë kërkesë padinë ndaj ish-deputetëve demokratë Xhemal Gjunkshi, Gent Strazimiri dhe Albana Vokshit.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, ku në paditën e paraqitur në gjykatë thuhet se PD paditet për shpifje ndaj ministres. “Ministri i Mbrojtjes padit për shpifje PD dhe përfaqësues të saj pas akuzave për përdorim të mjeteve të Forcës Ajrore në fushatë zgjedhore”, thuhet në njoftim.