osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Valdrin Pjetri është i dënuar!

Valdrin Pjetri është i dënuar!

Nga Altin Ketro

Më 30 qershor të këtij viti u zhvilluan zgjedhjet vendore, në përfundim të të cilave, për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës jashtëparlamentare, rezultuan fitues 61 kandidatët e paraqitur nga Partia Socialiste. Diku me rival e diku të vetëm, ai proces që ka ndarë opinionin publik nëse duhen quajtur zgjedhje apo votime, prodhoi 61 kryebashkiakë dhe po aq këshilla bashkiakë me dominancë nga partia që qeveris sot vendin.

E, ndër 61 kandidatë të mazhorancës socialiste, nuk do t’i konsideroja surprizë po të dilnin fitues edhe me kandidat demokrat përballë në ato zona që PD-ja i konsideron si bastione të saj, për kryebashkiakun e ri të Shkodrës, zotin Pjetri, fitorja e tij ishte një dhuratë bujare nga Partia Demokratike. Edhe nëse kjo parti do të merrte pjesë në zgjedhje duke u paraqitur me kandidatin më të keq të mundshëm, sërish ajo do të kishte fituar përballë një kandidati të PS-së, sado njeri i mirë e i zoti ai të kishte qenë.

Shkodra ka votuar për kryebashkiak të PD-së edhe kur dëmtohej prej skemave piramidale; edhe kur përmbytej keqazi tri herë e nuk dëmshpërblehej; edhe kur nuk merrte vëmendje të shtuar prej asaj partie që i kishte besuar votën me vite të tëra.

Sipas gjykimit tim, nga pikëpamja politike, zoti Valdrin Pjetri është kryebashkiaku më i rëndësishëm që Partia Socialiste ka. Me gjithë respektin që kam për 60 kryebashkiakët e tjerë dhe qytetet që ata përfaqësojnë, por Shkodra ka një specifikë të veçantë.

Në këto tri dekada Partia Socialiste ka pasur rast të qeverisë, qoftë edhe një herë të vetme, të gjitha nga çdonjërën prej 61 bashkive, përveç Shkodrës. Fitorja në secilën prej tyre ishte gjithmonë një mundësi, kurse të fitoje në Shkodër ishte thjesht utopi.

Mbaj mend se në 20 tetor 1996, ku Partia Socialiste nuk shfaqi impenjim maksimal në zgjedhjet vendore të atij viti, i dha mundësinë Partisë Demokratike të qeveriste për herë të parë, e në disa bashki edhe për herë të fundit, bashki që konsideroheshin fortesa të së majtës. PD-ja qeverisi Beratin, Fierin, Vlorën, Gjirokastrën e shumë të tjera bashki qendër qarku.

Partia Socialiste nuk e pati të vështirë t’i rimarrë ato pas vetëm 4 vitesh. Ama, një bashki ajo nuk mundi dot kurrë ta qeverisë. Dhe ajo ishe kryeqendra e pjesës veriore të Shqipërisë, Shkodra.

Sado që qeveria t’i jepte Shkodrës shembuj të tillë si Korça, Vlora, etj., që pësuan ndryshime thelbësore si pjesë e programit të Rilindjes Urbane, me Shkodrën do të ishte një luftë e humbur për t’u mbushur mendjen ta votonin kandidatin e saj. Ai qytet e kishte ndarë mendjen; më mirë votonte braktisjen që i bënte partia që i kishte besuar votën në tri dekada, sesa të votonte kandidatin socialist.

Prandaj e them me plot bindje se zoti Valdrin Pjetri, është i dënuar. Ai është i dënuar të qeverisi Shkodrën me ndershmëri e përkushtim, transparencë e drejtësi, pasion e përulësi, dashuri e qytetari, dhe plot cilësi të tjera të virtytshme që duhet të karakterizojnë qenien njerëzore.

Ai ka misionin më të madh politik që një kryebashkiak socialist ka pasur në këto 30 vjet. Si qytetar i parë i Shkodrës, 37 vjeçari Valdrin Pjetri ka në dorë që me punën e tij dhe mbështetjen e qeverisë, të ndryshojë katërcipërisht mentalitetin e shkodranëve për Partinë Socialiste duke i besuar në vijueshmëri mandate të tjera. Në të kundërt, ky rrezikon të mbetet mandati i parë dhe i vetëm për Partinë Socialiste për shumë dekada të ardhshme në atë bashki.