U akuzua nga Prokuroria si përgjegjës për vjedhjen e 7 milionë dollarëve në Bankën e Shqipërisë, por jo vetëm që i shpëtoi drejtësisë, por Ardian Fullani mori mbrapsht edhe 56 paga dëmshpërblim, duke pasur parasysh që paga e tij bazë ishte 6 milionë lekë në muaj. Bashkë me dieta i shkonte 10 milionë lekë në muaj.
Rrëzimi i Ardian Fullanit ishte një fitore e madhe për shqiptarët, por nga ana tjetër, ishte një dramë për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Fullani, me anë të bashkëshortes së tij, Arjana Fullani, dha kontributin e tij për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu në Gjykatën e Lartë, ndërsa Meta, i garantoi atij qetësinë në sundimin dhe shpërdorimet e tmerrshme në Bankën e Shqipërisë. Ndërsa me Berishën, Fullani bëri një aferë 30 milionë euro. Berisha i shiti Bankës së Shqipërisë “Hotel Dajtin” për 30 milionë euro, duke luajtur me parë e shqiptarëve, të cilat Berisha i bëri rrush e kumbulla në fushatë.
Por ndërkohë që flasim për “vaksinën Vetting” në shtetin tonë monstrat e grabitjes shijojnë familjarisht luksin e parave të vjedhura.
“Ndërkohë që përrallisim për shtet, drejtësi, anetarësim në Europe, gjykata, prokurori, SPAK, Byro Hetimi, vetting e lesh me qime, ky monster ha i pashqetësuar paratë tona, vetëm për arsyen se me të janë përlyer të majte e të djathte, homo dhe hetero e dreqi me të birin bashkë. Sot gjithkush ka bindjen, se nga Banka e Shqiperisë, kanë fluturuar shumë më tepër milione euro, se sa u deklarua në publik. Kur të vihet, drejtesia do t’a mësojmë edhe të vertetën, që kaq shume ju djeg horrave të politikës.”/Pamfleti.com