Ato dhanë shembullin e emancipimit dhe përkushtimit, ato dëshmuan personalitetin e gruas dhe aftësitë e saj edhe në këtë fushë të artit që u krijua nga e para, ato e përjetësuan personalitetin e tyre në qindra filma dokumentarë, artistikë dhe të animuar, ato u shndërruan në dallëndyshet e para të këtij arti të ri- kinematografisë.
Xhanfize Keko, themeluesja e montazhit të filmit dokumentar dhe regjisorja e suksesshme e filmave artistikë që shkëlqeu sidomos në filmat me tematikë edukative dhe për fëmijë që u shndërrua në regjisoren e çiltërsisë fëminore, nderuar me disa çmime në Festivalet kombëtare e Ndërkombëtare dhe e para regjisore në kinematografinë shqiptare që u nderua me çmimin e madh “Artiste e popullit, Vitore Çeli, themeluesja e sektorit të montazhit të filmave artistikë dhe regjisore dublazhi që kur kaloi si regjisore në filmat dokumentarë la një trashëgimi të suksesshme që u nderua me dy çmime të para në Festivalet e aFilmit Shqiptar, veterania e luftës që nuk e përmendi asnjëherë këtë fakt në jetën e saj.-
“Artistja e Merituar” Marianthi Xhako/Qemo/ regjisorja e parë me arsim të lartë profesional në filmin dokumentar që e filloi krijimtarinë e saj me filmin që I kushtohej qytetit të saj të lindjes “Qyteti I një mbi jë dritareve”/Berati/ dhe xhiroi rreth 60 filma, Adriana Elini- vajza e heshtur e përkushtuar dhe e pasionuar që sakrifikoi çdo gje, që edhe dy ditë mbas martesës u ngrit natën nga shtrati martesor dhe e gdhiu gjithë natën duke montuar një film dokumentar/1964/, regjisorja e montazhit dhe regjisorja e filmit dokumentar me krijimtari të suksesshme që mbajnë vulën e personalitetit të saj.
“Artistja e Merituar” Donika Muçi, formulonjese e muzikës regjisore e montazhit dhe regjisore e filmit dokumentar që krijoi një numur filmash me vlerë, Liri Brahimi, që la shumë gjurmë në disa filma artistikë si asistent regjisore filloi veprimtarinë e saj si regjisore e filmave dokumentarë duke xhiruar mbi 20 filma me tematikë të ndryshme, Drita Koçi/Thana/ Asistente në disa filma artistikë dhe regjisore e tre filmave artistikë.
Regjisorja dhe piktorja e talentuar e filmave të animuar, pasqyrë e kulturës dhe modestisë Esperanca Konomi, fituese e dy çmimeve të para për filmat “Talenti I babit” dhe “Stop kundravajtje”, regjisorja dhe piktorja e filmit të animuar, Majlinda Agolli /Mato/, fituese e një cmimi per regjinë në Festivalin e Filmit Shqiptar.
Redaktoret dhe skenaristet e talentuara poetja dhe skenaristja Vllasova Musta me një krijimtari të gjerë me rreth 20 skenarë për filma dokumentarë dhe një numur të konsiderueshëm për filmin e animuar, gazetarja, publicistja dhe skenaristja e shkathët e filmit dokumentar me prirje e krijimtari letrare Angjelina Xhara/Papalilo/, poetja redaktorja dhe skenaristja e filmave artistikë, Natasha Lako, me një krijimtari të suksesshme sidomos me skenarin e saj të filmit “Mësonjëtorja”.
Kinooperatorët e para femra që çanë me guxim të parat në këtë profesion të vështirë sidomos në filmin kronikal e dokumentar kur bridhnin me kamera ne krah ne çdo skaj të Shqipërisë- Diana Diamanti, bukuroshja e heshtur, trimëreshë që kur xhironte në skelat e larta të furrnaltave me një dorë mbahej për skela dhe me tjetër xhironte.
Sonia Mamaqi, vajza energjike dhe e përkushtuar që ju ndërpre për një kohë të gjatë pasioni I saj për artin mbasi u persekutua nga regjimi për një faj që nuk e kishte bërë.
Regjisoret e montazhit: Irena Harito nxënësja e devotshme e regjisores Xh.Keko që e filloi veprimtarinë e saj që me themelimin e kinostudios, Marika Vila-vajza e heshtur punëmadhe që mbajti një peshë të madhe në filmin artistik që e filloi veprimtarinë e saj që në montimin e filmave të parë artistikë të kinostudios, Elpiniqi Coja regjisorja energjike dhe e suksesshme që u shqua sidomos në montimin e rret 100 filmave kronikalë e dokumentarë me peshë, me meritë të veçantë në zgjedhjen dhe montimin e materialeve arkivore duke u bërë njohëse e fondit arkivor, Atalanta Pasko-vajza inteligjente e edukuar dhe e kulturuar me pasione letrare, pasqyre e përsosur e origjinës se saj-fituese e dy çmimeve për komponentët në Festivalet e Filmit shqiptar, Elsa Bushati, vajza e edukuar dhe pa buje të cilës i kërkoj falje që nuk e kam përfshirë në librin t’im “Enciklopedi e Kinematografisë Shqiptare/2002/, regjisorja e montazhit dhe aktorja, Eglantina Kume-bukuroshja energjike që la gjurmë dhe mbeti e përjetësuar edhe si aktore në rolin e Bule Naipit në filmin “Ngadhënjim mbi vdekjen”,
Neriman Furxhi/Resuli/-vajza uragan me krijimtari të madhe sidomos në filmin artistic dhe fituese e një cmimi për filmin “Misioni përtej detit”, Elda Budini/Xholi/ që punoi si regjisore montazhi në 12 filma artistike dhe ne disa filma vizatimor ku është nderuar edhe me nje medalje për filmin “Piku në gjah”,publicistja, skenaristja dhe regjisorja e montazhit Manushaqe Halili-themeluese e montazhit dhe sinkronizimit te teksteve ne sektorin e përkthimit te filmave dhe regjisore montazhi që u dallua edhe për pasione e krijimtari letrare të mirëfilltë.
Nazmie Sula /Gaxholli/ me krijimtari të lartë në shumë filma artistikë e dokumtarë dhe në Arkivin e Filmit, Shpresa Papapavllo autorja e montimit të mbi 16 filmave artistikë përveç shumë filmave kronikalë e dokumentarë,Mimoza Nano, regjisore e montazhit në mbi 10 filmave artistikë si dh disa filmave dokumentarë, Perihan Mato, regjisore montazhi e shumë filmave dokumentarë e kronikale dhe e 8 filmave artistikë, etj
Formulonjëset e muzikës: Vanda Bregasi, Diana Fejziu, e para formulonjëse e muzikës me arsim të lartë Majlinda Bërxolli, bukuroshja e qeshur dhe energjike që kur montonte muzikën e filmave shkrihej edhe vetë me të, dy shoqet e pandara të formulimit muzikor dhe zhurmave, Nina Harito/fituese e një çmimi për formulimin muzikor/ dhe Mira Meçule që unë u kisha vënë nofkën
“Dy jetimet” term i marrë nga filmi Italian me të njëjtin titull, që nuk ishin jetime por punonin në mjedis të veçantë të ndara nga të tjerat ku ruhesh edhe fondi muzikor gjurmët e te cilave mbeten ne shumicën e filmave kronikalë, dokumentarë dhe artistikë, inxhinieria dhe operatorja e Zërit Luiza Mataraku/Osmanlliu/ që realizoi komponentin zanor në mbi 100 filma kronikalë, dokumentarë, artistikë dhe vizatimorë, etj.