Duke kalëruar një mashkull racë të pastër mongole, versioni nomad i Brad Pitt bie në sy kudo. Një pellush dhelpre i ngroh kokën, ndërsa duke qëndruar mbi krahun e ti të djathtë qëndron një shqiponjë, dhe kjo nuk është për ndonjë reklamë demode parfumi.
“Shiko çfarë tiparesh burrërore, shih sa i madh e fortë është. Vajzat çmenden për të,” thotë guida jonë turistike.
Por me një shikim të afërt, fytyra e vrarë e të ardhurit tregon që ka jetuar shumicën e jetës jashtë.
Por impresionuese ishte gjatësia e tij, pasi teksa rrinte përkrah gjuetarëve të tjerë të shqiponjave, ai ishte një kokë më lart tyre.
Emri i tij është Jenisbek Tserik, që do të thotë “luftëtari i çeliktë” — përshkrim që vjen prej arritjeve të tij. Kalorësi mjeshtëror, siç është shumica e mongolëve, është një fitues serial i luftës së kalërimit me trupin e dhisë.
Jenisbek është aq i zoti sa është ftuar në Dubai për eventet e ekzibicionit me kuaj. Për një kazak që jeton në rajonet e thella të Mongolisë, çdo udhëtim jashtë vendit do të ishte si të vizitoje një tjetër planet.
26 vjeçari Jenisbek na thotë që nuk është i martuar, por thotë me shaka se ka shumë të dashura.
Përveç luftës në kalë ai është gjithashtu mjeshtër harkëtar dhe ka fituar shumë çmime në gjuetinë e shqiponjave ne Bayan-Ölgii, ku aktiviteti shumë-shekullor është i përhapur më shumë se në çdo vend tjetër.
Gjuetia dhe zbutja e shqiponjave mbahet mend prej mbretërive të harruara të Asizë qendrore, ku pasardhësit e Xhenghis Khan u vendosën pas ardhjes nga deti Aral derisa u përzunë nga forcat e perandorisë ruse në rajonin malor të Altai në Mongoli.
Festivali i gjuetareve të shqiponjave mbahet këtu në tetor ku rreth 100 gjuetarë ‘berkutchi’ testojnë aftësitë e tyre në gara si kapja e lëkurës së dhelprës prapa kalit apo kapja e monedhës në tokë duke kalëruar.
Nga tetori deri në mars gjuetarët e shqiponjave dalin në çifte në mal, njëri për të kapur prenë tjetri për ta joshur atë në rrëpirën e malit.
Nga gjuetia vijnë dhe çmime të tjera si dhelprat apo lepujt e egër, pellushët e të cilëve krijojnë kapelet më të ngrohta, si ato që mbajnë veshur Jenisbek dhe shokët e tij.
Gjuetia mund të zgjasë disa ditë, dhe kërkon durim derisa shqiponjat të mësohen me stërvitësit e tyre dhe të fitojnë aftësitë e kërkuara.
FOTO GALERI1/7
Jenisbek Tserik, “luftëtari i çeliktë” eshte versioni nomad i Brad Pitt