Ekzistenca e çdo prindi lidhet me fëmijët dhe përballë atyre duhet të tejkalosh edhe dhimbjen.
Kryeministri Rama ishte sot në familjen e Saimir Grekut që humbi jetën nga tërmeti. Bashkëshortja dhe vajza janë sistemuar në një apartament në Shkozë.
Me hallin që u ka rënë, ku veç Saimirit kanë humbur jetën edhe prindërit e tij, të vetmit që kthejnë ngjyrat në atë shtëpi janë fëmijët.
Rama u ritakua me vogëlushen 5-vjeçare të vëllait të Saimirit, Dorjan Greku, i cili pas ngjarjes së trishtë u kthye me familjen nga Franca.
Që në takimin e parë ajo ra në sy për energjinë dhe zgjuarsinë. Tashmë me krenari i tha Ramës: Të dyqani i bukës më thanë se je bërë e famshme.
E teksa kryeministri po i shpjegonte se qeveria po mundohet të investojë për brezat e ardhshëm në arsim, vogëlushja me pafajësinë e saj e futi në një debat të thellë mbi llogarinë në botën e përtejme.
Rama: Kur të rriteni ju mos të keni më taksiratet e atyre që paguajnë borxhet e së kaluarës.
Vajza: Edhe po e bëmë prapë te Zoti do jemi.
Rama: Nuk diskutohet, po sa kohë jemi këtu duhet ti bëjmë gjërat më mirë që kur të shkojmë te Zoti dhe të na thotë: Çfarë bëtë ju kur ishit atje? Ti themi kemi bërë ca të mira, se ndryshe pastaj është keq puna atje.
Vajza: Ty ka për të thënë Zoti të lumtë që i bëre ato gjëra.
Rama: Nuk e di, duhet me bo çmos.
Vajza: E di ai vetë.
Rama: Po ai e di patjetër, po…
Vajza: Kur të ikim lart ta dëgjojmë se çfarë do të thotë ai ty dhe kalamajve të vegjël.
Rama: Ju ai ju ka në dritë të syrit, ju ruajti dhe mbrojti.
/Ora News.tv/