Një ngjarje horror ka ndodhur në një fshat afër Moskës në Rusi. Trupi i një vajze adoleshente u gjet nga babai i saj në një ndërtesë të braktisur pasi ajo u godit me thikë për vdekje nga i dashuri i saj.
Sipas The Sun, modelja Eva Sibatullina, 17 vjeç, thuhet se ka pësuar më shumë se 10 plagë me thikë.
I dashuri i saj Kirill Yurchikov, gjithashtu 17 vjeç, u arrestua më vonë. Ai u detyrua t’i dorëzohej policëve nga babai i tij Sergey Yurchikov, 45 vjeç, një oficer i lartë i gardës kombëtare ruse.
Eva ishte vajza e Marat Sibatulin, një ministër ndërtimi në rajonin e Moskës. Ai thuhet se e gjeti trupin e saj të pajetë në një ndërtesë të braktisur në fshatin Romashkovo afër Moskës.
Yurchikov u largua nga vendi i ngjarjes, por më vonë u dorëzua në polici.
Eva, e cila studionte në Liceun Ekonomik të Universitetit Rus Plekhanov, dyshohet se kishte qenë me dy shokë kur erdhi i dashuri. Ajo mbeti vetëm me të dyshuarin dhe kishte një grindje mes tyre.
“Gjatë konfliktit, adoleshenti i ka shkaktuar plagë të shumta me thikë viktimës, pas së cilës ai është larguar”, thuhet në njoftim.