Postime me rroba dhe aksesorë luksi, nga kryeqytetet e Europës dhe Amerikës…
Vajza e ish-kryeprokurorit Llalla ishte njëra prej tyre.
Para disa ditësh, ajo e mbylli profilin e saj dëshmi mendjelehtë e kamjes së pajustifikuar.
Por si ajo ka edhe të tjera.
Kjo më poshtë është njëra prej tyre.
Quhet Erisa Kaçupi, vajza e Skënder Kaçupit.
Skënderi nuk është as biznesmen, as nga ndonjë derë e kamur linjë trashëgimie.
Është ish-dekani i Fakultetit Juridik për shumë vjet, tashmë përgjegjës i Departamentit për të Drejtën Penale në të njëjtin fakultet.
Disa e njohin si “miku i Argita Berishës”, të tjerë e përflasin si “tmerrin e studentëve” pasi nuk kalon në provime, pa paguar.
Këto ndoshta janë supozime, por luksi i dëshmuar pa hezitim nga vajza e tij në rrjete sociale, është fakt.
I dukshëm dhe provokativ.
Kur sheh postimet e zonjushës Kaçupi, e cila tashmë është edhe pedagoge e jashtme në Fakultetin ku punon babai, nuk ke si të mos pyesësh: Nga burojnë këto të ardhura?
Rroga e një dekani është diçka mbi 100 mijë lekë në muaj pas ndryshimeve, rroga e një pedagogu të jashtëm është diku te 30 mijë lekë.
Erisa pozon nga kryeqytete të Europës apo Nju Jorku me tesha dhe aksesorë që do t’i mendonte dy herë edhe fëmija e një milioneri.
6570 euro një fustan. 5655 dollarë një pulovër, 2490 euro një çantë, 1051 dollarë një rrip mesi, etj etj.
Dhe këto që kemi renditur më poshtë janë vetëm një pjesë e atyre që hedh znjsh.Kaçupi në rrjetet sociale.
Kush dëshiron të shohë të tjera mund të vizitojë profilin e saj, nëse nuk e mbyll së shpejti si vajza e zotit Llalla.
Fakulteti Juridik është vendi nga kanë dalë gjykatësit dhe prokurorët e sotëm.
A ka nisur që aty korrupsioni? A ka nisur padrejtësia që tek Fakulteti i Drejtësisë?
n.s. / dita