E bija e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ka qenë e ftuar mëngjesin e sotshëm në emisionin “Ditë e Re” në “Ora News”.
Ajo ka folur për jetën e re si politikane e Partisë Demokratike dhe planet e saj në politikë. Teksa ka treguar vlerësime të larta për kreun e PD-së, Lulzim Bashën, Rudina është pyetur edhe në lidhje me ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri.
Gazetarja/Dajana Shabani: – Ke ndonjë koment për ekstradimin e Izet Haxhisë?
Rudina Hajdari: Nuk kam dëshirë të përgjigjem. Vije veten tënde në vendim tim. Është një gjë që unë për momentin jam e fokusuar në gjëra të tjera.
Gazetarja/Dajana Shabani: Në pozicionin tënd mund nuk mund të vihem, se nuk jemi njësoj. Por është e drejta jote nëse nuk do të përgjigjesh. Po për hapjen e dosjes ç’mund të na thoni?
Rudina Hajdari: Ti je gazetare, bën pyetjet dhe nuk i shikon anën emocionale. Ajo që unë dua, është që Shqipëria të bëhet më mirë. Kjo është dëshira ime më e madhe, sepse mund të kem shumë dëshira. Ajo ëndërr e atij u ndërpre. Ky është misioni im, të vazhdoj ëndrrën e babait.