Anëtarja e Kryesisë së foltores, Edith Harxhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se foli sot në takimin e organizuar nga administrata shqiptare në Athinë, si Millosheviçi në Fushë Kosovë në 1989.
Sipas Harxhit, dhunuesi më i madh i votës së diasporës deri sot e ka emrin Edi Rama dhe nëse diaspora nuk voton në zgjedhjet e 2025 ndaluesi i saj është po Edi Rama.
Harxhi: I nderuar lideri Sali Berisha që për 130 ditë sfidon regjimin më të egër në Europë.
Sot kemi parë atë ngjarje shumë të çuditshme që socialistët e quajtën historike.
Dhe ai takim diabolik i organizuar nga një njeri probleme serioze të shëndetit mendor dhe i papërgjeshëm për fatet e shqiptarëve. Fjalimin e kryeministrit në Athinë.
Shkoi në Athinë për ti folur diasporës shqiptare por kishte marrë me vete shpurrën e madhe për më shumë se 2 mijë përfaqësues të administratës shqiptare.
Kjo është bërë e gjitha në emër jo të shtetit shqiptar por në emër të PS pasi ai atje sot nuk ishte si kryeministër i Shqipërisë por si kryetar i PS që shumë shpejtë do të rrëzohet nga pushteti.
Ai sot iu drejtua si Millosheviçi në Fushë Kosovë në 1989 dhe besoj se kjo shënon dhe fundin e Edi Ramës në pushtet.
Nuk foli asnjë fjalë për votën e diasporës. Dhunuesi më i madh i votës së diasporës deri sot e ka emrin Edi Rama. Nëse diaspora nuk voton në zgjedhjet e 2025 ndaluesi i saj është po Edi Rama.
Ai sot foli si dikush që nuk i dhimbsen ata shqiptarë që janë atje por as ky vend që e ka rrënuar me mbi 1 milion shqiptarë të larguar gjatë 10 viteve të fundit.