Kryeministri Rama pasditen e sotme nga Vora Neritan ka ironizuar Neritan Cekën dhe Nora Malajn për zgjedhjet e 30 qershorit.Ai tha se tani. “Tani na doli edhe Neritani, profesori i madh që mallkon rrugëve, u hëngrët mortja u shpërlaftë shejtani, u çmendën të gjithë për njëherë, i hodhi në erë fallxhorja, i tërboi.Ka edhe Norën afër që thotë Monika ç’bëhet kështu Monika, ikën votat Monika, i blenë, na i morën…c’është kjo estradë, ky tmerr, kjo hata!! I ka zënë halli i madh, mos kujtoni se u zgjua Iliri në 4, nuk ka fjetur fare më dëgjoni mua, i ka bërë pas natës, i ka ikur edhe doktori në Vjenë, atje duke ngrënë kokrra kafe derisa të vijë ajo t’i bluajë kafe” tha ai.