V.rasja e Jurgen Kurtit është porositur nga jashtë Shqipërisë. Është ky konkluzioni i hetuesve, një muaj nga a.rrestimi i tre të dyshuarve të përfshirë në këtë v.rasje.
Për të hedhur dritë mbi motivet e këtij k.rimi Interpol Tirana ka dërguar drejt Romës dhe Athinës dy letër porosi për identifikimin e adresave dhe ndalimin e dy shqiptarëve, që qëndrojnë pas këtij k.rimi bëjnë me dije burime për ReportTv.
Ndërsa tre të a.rrestuarit për v.rasjen me pagesë të Jurgen Kurtit, Elsi Levendi, Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj do të mbeten në b.urg pasi kërkesa për lirimin e tyre është refuzuar edhe nga gjykata e apelit.
Kurti i njohur si menaxheri i VIP-ave dhe jetës së natës në Tiranë njihej nga policia për precedentët penal ndërsa kishte mundur të fitonte lirinë për mungesë provash si në v.rasjen e babait të tij ashtu edhe ndaj Agim Arapajt në Durrës.
Kurti u v.ra më 18 mars teksa shkonte për në banesën e tij në Tiranë poshtë pallatit në rrugën “Zef Jubani”.