Dy nga tre autorët e dyshuar të v.rasjes së dy kushurinjve Mikel dhe Jani Jushi, në qytetin e Laçit, mësohet se janë dorëzuar në polici.
Sipas burimeve policore, mësohet se në polici janë dorëzuar shtetasit Manuel Bushi dhe Vinçesk Bushi, ndërsa ndodhet në arrati Markel Bushi, vëllai i Manuelit, i dyshuar si autorë i tretë në v.rasjen e dyfishtë të ndodhur pak ditë më parë.
Po nga të njëjtat burime, dy autorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë, u dorëzuan pas negociatave të policisë dhe familjarëve të tyre.
Qyteti i Laçit u trondit pak ditë më parë nga v.rasja e dy kushërinjëve Mikel dhe Jani Jushi, pas një konflikti banal në një lokal me autorët e dyshuar të ngjarjes.
Menjëherë pas shkëmbimit të zjarrit, autorët janë larguar nga Laçi për ti shpëtuar policisë, ndërkohë që njëri prej tyre është kapur nga kamerat në Tiranë.
Në pamjet video të siguruara nga policia, shihet njëri nga autorët e v.rasjes, i cili i vë flakën mjetit që e përdorën për tu arratisur në një rrugicë në zonën e Laprakës.
Si rezultat i punës hetimore të kryer nga grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, u bë e mundur identifikimidhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje./Ekskluzive.al