Sali Berisha ka reaguar sërish nga ballkoni i banesës së tij për arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta madje për pak sa nuk ka shpërthyer në lot.
Berisha e quajti si një “akt makabër publik i rrëmbimit teksa futej në Tiranë”, momentin e arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë.
“Akti makabër publik i rrëmbimit tek futej në Tiranë, tek kthehej në zyrën e tij, me banditë të armatosur dhe të maskuar, i zvarritjes dhe goditjes të ish-presidentit është një akt i paregjistruar në dekadat e fundit në asnjë vend të planetit tonë, demokraci apo diktaturë qoftë ai”, tha Berisha.
“Një akt të tillë publik, në të cilin ju garantoj se terroristët e armatosur që i zunë pritën, kishin urdhër dhe të gatshëm të shkrehnin të gjithë karikatorët mbi Ilir Metën, riprovon pra aktin publik të të atit të tij, por natyrisht ligjet e asaj kohe parashikonin varjen për armiqtë, kurse Edi Rama zuri pusi për ta rrëmbyer ose për ta ekzekutuar në vend një njeri që kishte kryer të gjitha funksionet në këtë shtet, nuk po largohej, por po shkonte drejt zyrave të tij”, tha më tej Berisha.
Por ja çfarë deklaronte në vitin 2000 po ky Sali: