Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar pamje nga stërvitja 72-orëshe, “Biza-22” të ushtrisë shqiptare. Ai shkruan se në shtator pritet certifikimi nga NATO i këtyre trupave.
“Grup-batalioni i Këmbësorisë së Lehtë testoi kapacitetet dislokuese si dhe zhvilloi qitje me armë personale dhe kolektive në stërvitjen 72-orëshe “Biza-22”.
Provë shumë e mirë e trupave të B2K që në muajin shtator pritet të certifikohen nga NATO si strukturë e gatshme për t’u dislokuar kudo dhe kurdo”, shkruan Peleshi.