Ushtria ruse ka marrë kontrollin e termocentarit bërthamor Çernobil, pas një beteje të ashpër me ushtrinë ukrainase. Këtë e ka konfirmuar nga një zyrtar i Presidencës së Ukrainës, i cili thotë:
“Është e pamundur të thuhet se termocentrali bërthamor i Çernobilit është i sigurt pas një sulmi krejtësisht të pakuptimtë nga rusët”.
Ndërkohë një video, e publikuar nga BBC, duket se tregon tanke ruse të stacionuara jashtë ish-stacionit të energjisë bërthamore.
Çernobili ishte vendi i një prej fatkeqësive më të këqija bërthamore në histori, kur një nga katër reaktorët e tij shpërtheu në vitin 1986.
Чернобыль pic.twitter.com/QAC3CrJPj2
— M:ara (@gt_lozt) February 24, 2022