osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Urithi” i LSI, që hesht sa e herë i djeg “miza nën kësulë”!

“Urithi” i LSI, që hesht sa e herë i djeg “miza nën kësulë”!

Petrit Vasili është “skuthi” më i madh i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI mund të cilësohet pa frikë si “urithi” i Monika Kryemadht dhe Ilir Metës në parti, pasi nuk lë gjë pa komentuar.

Me deklarata nga selia e partisë apo me statuse në rrjetet sociale, Petrit Vasili është çdo ditë i pranishëm në media, duke akuzuar dhe sulmuar qeverinë e Edi Ramës. Por, “urithi” i LSI na ka treguar se di edhe të heshtë, dhe kjo ndodh në raste shumë të rralla, vetëm kur atij i djeg “miza nën kësulë”.

Rasti i parë, kur Vasili kyçi gojën dhe nuk u shfaq për disa ditë në ekran dhe në rrjet, ishte vetëdorëzimi i “Eskobarit të Ballaknit”, Klement Balili, në polici. Kjo ngjarje tronditi gjithë kupolën e LSI, me në krye Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, të cilët kishin bërë mjaft pazare me “Eskobarin” për të fituar zgjedhjet, duke e shpërblyer këtë të fundit dhe me poste të larta drejtuese.

I pushtuar nga frika se mos Balili bëhej i penduar i drejtësisë dhe zbërthehej, duke treguar të gjitha lidhjet me politikën, dhe veçanërisht me LSI, Vasili u fsheh pas “mëngës” së Monës dhe nuk iu dëgjua zëri për disa ditë.

Por, vetëm pak kohës pasi Balili u harrua, Vasilin e ka tmerruar një tjetër ngjarje e bujshme, e cila këtë e radhë rrezikon ta çojë dhe pas hekurave. Bëhet fjalë për skandalin me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, kur ky dikaster drejtohej nga Ylli Manjani dhe më pas nga Petrit Vasili.

Ky abuzim i madh i ka kushtuar shtetit miliona euro, ndaj dhe Vasili këtë radhë nuk mund të ia hedhë lehtë. Duke ndjerë rrezikun, ai ka mbyllur sërish gojën, duke mos thënë asnjë fjalë për këtë aferë korruptive milionëshe.

Vasili është shfaqur sot në seancën plenare në Kuvend, por nuk ka pranuar të komentojë këtë ngjarje, duke folur vetëm për kufijtë e Kosovës. Në fakt, “urithi” i LSI është i vetëdijshëm se në këtë rast nuk do të shpëtojë dot me heshtje.