“Urime nga Amerika për zgjedhjen e Sali Berishës në krye të PD”.
Kështu shkruan portali i familjes Berisha, që krenohet pasi ka mbështetje në Amerikë jo vetëm Evi Kokalarin, por dhe një tre vetë që ka takuar Belind Këlliçi, që thotë se janë përfaqësues të “Vatrës”, edhe pse zyrtarisht “Vatra” nuk e priti në takim.
Zgjedhja e Sali Berishës me ‘anëtar një votë’ në krye të PD-së, ka bërë që shoqata e diasporës shqiptare në Amerikë, ‘Vatra’ të përshëndesë këtë vendim të demokratëve.
Presidenti i nderit Zoti Agim Rexhaj, Sekretarja e Vatrës Zonja Nazo Veliu, anëtari i kryesisë së Vatrës dhe njëkohësisht arkëtari i Vatrës, zoti Besim Malota si dhe Zoti Asllan Bushati, anëtar i këshillit drejtues të Vatrës kanë përshëndetur zgjedhjen e Berishës në krye të PD-së.
Urimet janë bërë gjatë një takimi në Nju Jork me deputetin e PD-së, Belind Këlliçi”, shkruan portali i Berishës.
Epo urime, s’na mbetet gjë tjetër të themi!
Nuk është pak të kesh mbështetjen e këtyre personazheve!