osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Urime Basha, ja kalove edhe Esat Pashë Toptanit për tradhti!

Urime Basha, ja kalove edhe Esat Pashë Toptanit për tradhti!

Është e padëgjuar në ndonjë vend tjetër të botës përveç Shqipërisë që të dalin drejtues të cilët bëjnë çmos të dëmtojnë atdheun e tyre me dëshirë, vetëm e vetëm për të realizuar qëllimet e tyre personale hakmarrëse apo fitimprurëse, duke treguar një mungesë të theksuar idealizmi dhe patriotizmi.

Keqardhje për njerëz të tillë që katapultohen në drejtim të një partie të madhe si PD apo dhe në drejtim të vendit, të cilët nuk kanë kurrfarë keqardhje apo brerje ndërgjegjeje për veprimet që kryejnë kundër vendit të tyre.

Çuditërisht, Shqipëria paska shumë njerëz të tillë tradhtarë të atdheut për përfitime egoiste e të ngushta personale, qoftë dhe për të shpëtuar veten e tyre nga përgjegjësia ligjore duke zbatuar thënien `qëllimi justifikon mjetin`. Këtë e tregon Historia jonë, që nga Ballaban Pashë Badera e deri tek Esat Pashë Toptani e Ahmet bej Zogolli.

Sot, kampionin për fat të keq e mban Lulzim Basha. Një turp të tillë, çdo njëri që ka pak ndërgjegje do të ishte futur shtatë pashë nën dhe, por tradhtarë të tillë që nuk i u bën `syri tërr` nga turpe të tilla, mesa duket vetëm në Shqipëri ka.

Nuk është e rastit që Asdreni ka patur të drejtë kur ka shkruar në Himnin e Flamurit për tradhtinë dhe tradhtarët, sepse Shqipëria dhe shqiptarët e paskan patur dhe e kanë problem tradhtinë ndaj atdheut nga ana e drejtuesve të tyre, ndër vite…

Për mendimin tim të tre karakteristikat që përmbajnë veprimet e kryetarit të opozitës: boldness, disinhibation, meannes, mund të tregojnë një personalitet psikopatik .Sa për t`i sqaruar këto karakteristika janë më poshtë:

– Boldness- guxim, trimëri dhe arrogancë, –vetëbesim dhe këmbëngulje e tepruar, mungesë e frikës dhe tolerancë ndaj rrezikut dhe mungesës së familjaritetit (amygdalia),

– Disinhibation-mungesë frenimi të emocioneve –impulse antisociale, mungesë e kontrollit të zemërimit (lobi frontal)

– Meannes-poshtërsi, (tendenca e shfrytëzimit të të tjerëve, mungesa e ndjeshmërisë, karshillëku ndaj autoritetit, përdorimi i ashpërsisë për të fituar autoritet)

Në Historinë e shteteve ka patur plot individë që për interesa personale kanë shitur familjen, gruan, fëmijët, atdheun, por nuk ka në këtë histori njerëzore një individ të tillë smirëzi dhe i mbushur me urrejtje personale e për fat të keq në krye të një partie opozitare, që të derdhë vrer ndot dhe të pavërteta kundër vendit të tij, jo vetëm para popullit opozitar dhe para mediave që gëlojnë nga sahanlëpirës të cilët nuk e kanë për gjë që duke përfituar para nga përplasjet midis kundërshtarëve, nuk kanë kurrfarë brejtje në ndërgjegje dhe as turp, për të sharë vendin e tyre, për të nxirë realitetin.

Merreni me mënd se ç`mund të bëjnë këta njerëz po të kishin në dorë fatet e vendit, ashtu siç ka në dorë opozitën një i `pafytyrë` si Kryetari i saj.

Kënaqësia që i dha Bashës dhe përkrahësve të tij vendimi i parlamentit holandez për rivendosjen e rregjimit të vizave për Shqipërinë, ishte aq i madh sa dhe neveria që dhe zhgënjimi që përcolli ky vendim në popullin shqiptar dhe atë opozitar, pavarësisht se këto përpjekje disa vjeçare anti shqiptare e kryetarit të opozitës, i cili ka dhe shtetësi holandeze, kanë qenë në fakt pasojë e një inati personal i shumëzuar me mllefet e ish kryetarit të opozitës, i cili, së bashku me disa të tjerë, do t’i duhet të mbajë përgjegjësi përpara drejtësisë së re që po formohet pas Vettingut.

Pa i hyrë vazhdimit të përpjekjeve për të destabilizuar vendin nëpërmjet deklaratave të disa opozitarëve ekstra-parlamentarë me qëllim që të shpëtojnë nga përgjegjësia ligjore e cila ka vonuar të bjerë mbi ta, mund të themi se , sasia e zërave që flasin kundër Shqipërisë brenda mediave tona është në raport të drejtë me fajet dhe përgjegjësitë e tyre për shkeljet e ligjit që kanë bërë personalisht ata.

Një nga këta është dhe Kryetari i Opozitës i cili mban përgjegjësi për problemet e rrugës së Kombit, për 11 janarin etj.

Përsa i përket miratimit nga Parlamenti holandez për heqjen e vizave për shqiptarët, mund ti referohemi Ministrave holandezë që vizituan Tiranën para disa ditësh, ministri Graperhaus dhe ministri Harbers.

Sipas ambasadorit holandez Robert Bosch, u konstatua se ministrat holandezë që vizituan Tiranën javën e shkuar diskutuan detaje më të imëta për bashkëpunim, dhe erdhën me përshtypje më të mira. Ata thanë se: `Qeveria e tanishme shqiptare o vë në zbatim një reformë të paprecedentë për gjyqësorin.

Gjykatësit dhe prokurorët po kalojnë në sitë, dhe nëse nuk i plotësojnë kushtet për integritet, apo nëse nuk vërtetojnë pasuritë, ata po shkarkohen. Ekspertë të huaj (edhe nga Holanda) po marrin masa që kjo të ndodhë në mënyrë objektive. Asnjë vend tjetër kandidat për në BE nuk ka zbatuar një reformë kaq të rreptë deri më sot. Qeveria shqiptare po bën të gjitha përpjekjet për të ulur krimin dhe korrupsionin. Fatkeqësisht, po hidhet shumë baltë për të zhvlerësuar procesin`.

Ambasadori Holandes përmendi se të enjten në 11 prill, Dhoma e Ulët e Parlamentit holandez nisi një debat për “bandat shqiptare në qarqet kriminale të Holandës”, sipas një kërkese që CDA (Partia Kristian-Demokrate e Holandës) e kishte bërë që në nëntor të vitit 2017. Zëdhënësja për CDA, deputetja Madeleine Van Toorenburg, kërkoi që vendi të kishte më pak shqiptarë, në një mënyrë që do të ishte e denjë për partinë PVV (e djathta nacionaliste në Holandë).

Sipas ambasadorit holandez Robert Bosch, `deputetja e të djathtës ekstreme Van Toorenburg vetëm mund të lëvdohet nga kriminelët, të cilët duan ta ndalojnë me çdo kusht këtë reformë, duke sulmuar dhe masat reformuese të qeverisë së tanishme shqiptare, dhe se, asnjë vend tjetër kandidat për në BE nuk ka zbatuar një reformë kaq të rreptë të gjyqësorit deri më sot.

Fatkeqësisht, po hidhet vazhdimisht baltë për ta zhvlerësuar këtë proces. Deputetja e CDA, Van Torenburg, vetëm mund të lëvdohet nga kriminelët…dhe se kjo deputete po i fut gjithë shqiptarët në një thes, nuk mund të hidhet baltë ndaj një vendi të tërë`. (http://www.ekskluzive.al/robert-bosch-van-toorenburg-po-i-fut-shqiptaret…).

Duke qenë me nënshtetësi holandeze dhe njëkohësisht kryetar i opozitës, Basha për mendimin tim ka shpërdoruar postin e tij për të folur keq për Shqipërinë vetëm e vetëm që të shkarkojë inatin e tij kundër kryeministrit Rama (për humbjet në zgjedhje dhe për vënien në dukje të dështimeve të ti), por edhe për të plotësuar urdhërat e Berishës për të plotësuar dëshirën patologjike të tij që të quhet si i vetmi që e futi Shqipërinë në NATO dhe që ishte ai që i hoqi vizat për Shqipërinë, dhe sigurisht për të sharë qeverisjen e sotme se.. nuk ka bërë asgjë për Shqipërinë…

Idea djallëzore për të shmangur përgjegjësinë e tij, të Berishës dhe disa të tjerëve para ligjit, me anë të njollosjes së vendit dhe atdheut me anë të shpifjeve, duke mos kursyer sharjet kundër atdheut në ekspozetë e tij dhe të disa drejtuesve opozitare para Parlamentit Europian, para CDU, dhe ndonjë deputeti holandez si deputeti Pieter Omtzigt (http://www.ekskluzive.al/dordoleci-i-vizave-holandeze-nje-veper-e-birit-te-hollandes-qe-stremb-askend/), nëpërmjet të cilit dërgon shpifjet kundër atdheut të tij në KE.

Vazhdimësia në kundërshtimin e çdo veprimi të qeverisjes në drejtim të integrimit të Shqipërisë dhe të plotësimit të kushteve të rënda nga BE dhe SHBA për reformimin e Pushtetit të tretë të Drejtësisë nëpërmjet përpjekjeve për destabilizim duke përfshirë këtu edhe përpjekjet për ti mbushur mendjen BE dhe SHBA se gjendja është ashtu si thonë ata, kjo, është një nga taktikat e disa drejtuesve të PD të cilat përkrahen dhe nga LSI, për të shpëtuar nga përgjegjësitë ligjore që kanë bërë në të kaluarën.

E analizuar në këtë kontekst mendoj se Esat Pashë Toptani dhe Ahmet bej Zogolli nuk kanë bërë më shumë keq Shqipërisë se sa Lulzimi ynë në kohët e sotme. Sidoqoftë, kohët kanë ndryshuar. SHBA dhe BE e kanë shpjeguar se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur nën këtë qeverisje.

Dihet se të gjitha akuzat që po hidhen në treg me shumë keqdashje nga opozita janë akuza, të cilat duhet të kenë një zanafillë: ose janë bërë në kohën e qeverisjes së tyre dhe pastaj nëpërmjet sofizmave mundohen t’ua kalojnë kundërshtarit (hajduti thërret…kapeni hajdutin), ose egziston mundësia që gjendja psikologjie e rënduar (për mendimin tim), në formën e një psikopatie të tillë nga drejtuesi dhe ish-drejtuesi, lejon fantazinë e shfrenuar për të mbrojtur veten duke sulmuar të tjerët.

Populli e kupton fare mirë se ç’po ndodh, dhe ka reaguar me votën popullore kundër kësaj Opozite. Madje futja e deputetëve të rinj në Parlament pas dorëheqjes aspak normale të Opozitës, e konfirmon këtë argument që këta opozitarë tashmë ekstra-parlamentarë do të dështojnë në përpjekjet e tyre së bashku me median (e paguar nga ata) që i përkrah kundër marrëveshjes së stabilizim –associimit dhe integrimin në BE. /Nga Pirro PRIFTI