U denoncua me zë e figurë, nga emisioni investigativ i një TV-je/ Kujtojmë se në dy vitet e fundit, kjo kompani është denoncuar 1435 herë në AKU, në policinë e krimit ekonomik e në adresë të kryeministrit Rama; ndërkohë që është ndëshkuar 3 herë me 12 gjoba nga AKU, për ushqime të skaduara e të mykura me skadencë të falsifikuar e pa origjinë prodhimi, por me urdhër të kryeministrit që ushqimet i vijnë nga Franca, gjobat iu hoqën dhe AKU është ndaluar të kontrollojë më në dyqanet “Big Market”, ndërsa krimi vazhdon
Mbrëmjen e datës 9 nëntor 2020, një emision investigativ televiziv shqiptar, nën titullin: “Alarmi për sigurinë ushqimore-“Big Market” tregton produkte me etiketa të manipulueshme”; transmetoi me fakte konkrete, kryerjen dhe fshehjen e krimit ushqimor, nga pronarët e kësaj kompanie.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
-Lexo edhe:
Bilanc tragjik në Shqipëri, 507 raste të reja dhe 11 viktima gjatë 24 orëve të fundit
Nuk ka qetësi për Kosovën, 733 raste të reje dhe 4 viktima gjatë 24 orëve të fundit
Këtë abuzim të rëndë të bërë nga “Big Market”, që është “vrasje” me dashje e popullatës, duke u shitur produkte të skaduara me rrezik jete, duhet ta hetojë urgjent SPAK-u, duke iu referuar si provë emisionit investigativ në TV, por dhe 12 gjobave e 25 raporteve të AKU.
Sepse ky krim ushqimor, sidomos në këtë kohë pandemie, nuk po bëhet në Hënë, por në 140 supermarketet e 38 zonave në qendër e njësi të Tiranës, Lezhës, Durrësit Vlorës, Shkodrës, Kukësit, Korçës, Elbasanit, Dibrës, Fierit etj.
Edhe “Pamfleti”, pas denoncimeve të shumta të qytetarëve, ka konstatuar e blerë ushqime dhe detergjentë, që e kanë kaluar afatin e bio-teknologjik për konsum e përdorim, por punonjëset e instruktura nga “shef Vullneti” (siç na thanë), na kërkuan “të heshtim”, duke na i shkëmbyer me produkte të marra nga magazina, por që përsëri ishin më datë skadence false.
Sipas deklarimeve konfidenciale, të “çunave e gocave” që punojnë në supermarkete me pagesë në lekë ose me klering “thes ushqimesh”; veprohet kështu: 3 herë në javë, ata heqin nga raftet produktet e skaduara, dhe i çojnë në “dhomën e datës” (siç e quajnë), ku u fshihen datat e skaduara dhe u vihen data të reja.
Ndaj vazhdon gjetja e ushqimeve, si mish, sallameri, bulmetra etj., të mykura por me data skadence për 20 ditë e deri 1 muaj avancë; ndërsa për produkte ushqimore që nuk ekspozojnë dëmtimin, skadenca u zgjatet edhe 6 muaj.
Nuk është një rast i vetëm e mund të quhet “mungesë vigjilence e menaxherit të marketit”, por është “plan pune” i grupit të pronarëve e punonjësve drejtues të rrjetit “Big Market”; që vepron si rrjet mafioz kundrabande që qarkullon e shet mallra të skaduara e me etiketa të falsifikuara.
Me falsifikimin e datave, por dhe të etiketave, pronari i “Big Market” deputeti “Vullnet Sina&Banda”, bëjnë këto 3 krime të dënueshme nga SPAK:
– Vjedhin konsumatorin, duke i shitur produkte me çmimet e caktuara në etiketë, por me cilësi të ulur përdorimi e pa vlera ushqyese, që duhen hedhur në plehra.
– Shesin produkte me rrezik për shëndetin e jetën dhe me pasoja fizike (deteregjentë, pampersa, vitamina).
– Me etiketën false, mashtrojnë për origjinën shtet-prodhues dhe me të dhënat organike e kimike të produkteve, sidomos ushqimet dhe produktet për fëmijë.
Kur themi që e ka detyrim SPAK të hetojë “Big Marekt”, kemi parasysh që faktin se këtë lojë korruptive e krim ushqimor me doganat, tatimet, AKU e ISHP, po e bën një zyrtar i lartë shteti me detyrë deputet.
Nëse shefat e SPAK, nuk e kanë parë kronikën investiguese më 8 nëtor 2020; le ta kërkojnë nga TV që e transmetoi; ose minimalisht, të kërkojë nga “Big Market”, se ku i çon çdo javë, ushqimet e skaduara.
Pra, a i asgjëson me komision pesë-palësh (AKU-Bashki-ISHP-Doganë-Tatime), mesatarisht 8.1 ton ushqime të ngurta (mish, sallameri, bulmetra etj); 210 mijë konserva, 245 mijë copë produkte higjienike dhe 2.5 ton embëlsira të paketuara për fëmijë, të cilave u kalon afati skadencës brenda 7-10 ditë?.
Nëse po, ka detyrim të tregojë vendin e asgjësimit (groposje-krematorium- landfill); ose letrat e shoqatave bamirëse dhe 6 bizneseve, që produktet e skadura të cilave nuk u përsëritet shtyrja e skadencës; ia blejnë me 40% çmim e i shesin me tender për spitalet, konviktet, shtëpitë e jetimëve, kopshtet, çerdhet, burgjet dhe azilet e të moshuarve.
Sa për kujtesë të SPAK/ Sipas burimeve konfidenciale nga Drejtoria e Riskut të AKU; rezulton se nga 30 mijë produktet që shet “Big Market” në 140 dyqanet e tij në 38 zona të vendit; 21 mijë e 800 janë janë të pa çertifikuar me standardet Europiane: SGS ISO 900:2000, BRC, IFS, JO OGM, ndërsa afro 11 mijë, janë pa dokumentin “HACP” (vetëdeklarimi i sigurisë, cilësisë, origjinës).
Për të tjerat, do flasim në vijim, mes tyre dhe shkaqet e 12 gjobave në disa supermarkete “Big” edhe në qëndër të Tiranës…/Pamfleti