osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Urdhri për lënien e shtangistëve jashtë Lojërave Mesdhetare doli nga parazyra e Ilir Metës, njeriu-makth i këtij vendi

Urdhri për lënien e shtangistëve jashtë Lojërave Mesdhetare doli nga parazyra e Ilir Metës, njeriu-makth i këtij vendi

Shtangistët e thanë fjalën e tyre. Madje edhe me përleshje fizike me zyrtarët e korruptuar të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Dyshja kryesore drejtuese Viron Bezhani dhe Stavri Bello munguan, por kishin nxjerrë para sportistëve “vrimën e fundit të kavallit” Vojo Malon. Shtangistët argumentuan pse duhej të merrnin pjesë në Lojërat Mesdhetare që zhvillohen këtë verë në Spanjë. Federata e tyre i mbështeti dhe në shesh doli dhe dokumenti që federata botërore i pranon në garat e saj dhe në aktivitetet e rëndësishme, përfshi dhe lojërat në fjalë.

Por jo, dalin ca të paburra, ca gangsterë në KOKSH që penalizojnë peshëngritjen me dy vjet, me “arsyetimin moral” se shtangistët janë njollosur nga dopingu. Por, zotërinjtë harrojnë përgjegjësitë e tyre kur dopingu ishte sheshit. Pse nuk flisnin këta zotërinj kur dopingu bënte kërdinë në peshëngritje? Apo atëherë federatën e drejtonin njerëzit e LSI-së dhe sa kohë ishin ata gjithcka ishte në rregull. Po a kanë moral njerëzit e LSI-së dhe Ilir Metës?

Një hakmarrje e tillë ndaj shtangistëve, mësohet se ka dalë nga paradhoma e Ilir Metës (të gjitha të dhënat të cojnë në këtë drejtim). I prekur që komuniteti i shtangës i dha një goditje të fuqishme, duke ia larguar abuzuesit Gudar Beqiraj dhe Elez Gjoza, njeriu që sot na e bëri peshqesh Edi Rama si kryetar të shtetit, po hakmerret duke dënuar sportistët dhe gjithë komunitetin e shtangës. Një turp i padëgjuar më parë.

Përgjegjësitë janë individuale dhe shtangistët e kapur me doping kanë vuajtur dënimin e tyre. Tani ata janë të pastër dhe lejohet të marrin pjesë në garë. I pranon federata botërore. Por jo KOKSH-i, i cili luan lojën e Ilir Metës në sport. Një institucion që nuk e njeh askush, që ka dështuar në misionin e tij për të përcuar frymën olimpike, që abuzon me bursat olimpike dhe fondet në tërësi, del e penalizon pa pikë turpi dy vjet shtangistët, duke u mohuar atyre të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare, duke ia mohuar kështu Shqipërisë shansin të marrë medalje e të ngrejë flamurin shqiptar në Tarragona të Spanjës.

Kjo e keqe e madhe vjen nga njerëzit e LSI-së që kanë marrë peng sportin dhe në krye të kësaj loje të pistë qëndron vetë Meta, njeriu-makth i këtij vendi, i babëzituri dhe shkelësi i ligjit, njeriu që ndoshta duhet ta kishte vendin në qeli e jo në presidencë.