Dalja e Kiara Titos nga shtëpia, duket se tashmë e ka bërë edhe më të fortë Luiz Ejllin brenda shtëpisë së Big Brother.
Kjo sepse Kiara sapo ia tregoi se loja e tij është e duhura dhe se shqiptarët e duan. E gjitha është bërë me anë të një droni që moderatorja ka dërguar në shtëpi ku shkruan “Të kam zemër, të dua Kiara”.
Mirëpo, e dini se ky në fakt është një mesazh i koduar? Para eleminimit të Kiarës, Luizi dhe moderatorja kanë biseduar dhe kanë rënë dakord se si do kuptohen, që këngëtari të kuptojë se nëse simpatizohet apo jo nga publiku jashtë.
Ai i ka thënë Kiarës që të përdorë kodin “Të kam zemër”, nëse gjërat janë mirë për të jashtë dhe në këtë mënyrë të vazhdojë lojën e “Big Brother”.
“Kur të dalësh jashtë Kiar, në qoftë se jam ashtu siç e mendoj se jam jashtë …kur të jesh në Prime. Kam me pyt unë “Arbana a është Kiara aty”. “Po” thotë, edhe ti ke me fol. Kur të flitsh ke më më thanë “ Të kam zemër”. Nëse thua “të kam zemër” do me thënë se gjërat jashtë janë shumë mirë.”-i tha Luizi Kiarës.