osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Universitetet nisin mësimin. Dekani i Shkencave Sociale kundër bojkotit

Universitetet nisin mësimin. Dekani i Shkencave Sociale kundër bojkotit

Teksa pothuajse në të gjitha universitetet këtë të hënë studentët kanë zhvilluar mësim, Fakulteti i Shkencave Sociale nuk ka nisur ende.

Pedagogët e Shkencave Sociale po bëjnë grevë, ndërsa dekani Edmond Rapti nuk mbështet vendimin e tyre: “Ka shumë studentë të cilët kanë ardhur për të zhvilluar mësim dhe në mbi 10 klasa ka nisur procesi mësimor. Ndërsa një pjesë e pedagogëve sot janë në grevë të paralajmëruar dhe një pjesë e studentëve vazhdojnë me të drejtën e tyre për të protestuar duke ndenjur në holl”.

Në këtë fakultet, me pedagogët grevistë është bashkuar edhe shefi i opozitës kosovare, Albin Kurti, i cili ka bërë thirrje për vazhdimin e protestës. Kundër kësaj fryme janë një grup prej 300 studentësh që kanë kërkuar nga dekani rifillimin e procesit mësimor.

Trupa akademike e Universitetit të Tiranës, në takimin e dytë ka rënë dakord në ngritjen e grupit të punës për hartimin e një dokumenti mbi problematikat e ligjit të arsimit të lartë si dhe fatin e grevës së përgjithshme të pedagogëve ua lënë në dorë asambleve të çdo fakulteti.

Nga ana tjetër, kërkohet nga autoritetet e Universitetit të Tiranës të mbajnë qëndrim për ligjin e arsimit të lartë.

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës në mbledhjen e së premtes votoi unanimisht për lirimin e godinës së Fakultetit të Drejtësisë, por rektori Mynyr Koni nuk po ushtron kompetencat që i jep ligji i Arsimit të Lartë për të ndërhyrë, ndryshe nga çfarë tha në 25 janar në takimin me studentët.