osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Unë, kryengritësi i dhjetë mijë e një për “pushtimin” e Kryeministrisë

Unë, kryengritësi i dhjetë mijë e një për “pushtimin” e Kryeministrisë

Që në prehistori, objekt i sulmit nga forcat pushtuese kanë qenë qendrat ku drejtonin betejat ushtarake, ekonominë, udhëhiqnin zhvillimin, vendndodhjet e kryesuesve e fiseve, tribuve, komandantët e komandimit të luftës dhe drejtues të jetës së një vendi. Kështjellat, vendbazimet e shtabeve të luftës kanë qenë shënjestra e sulmeve për t`i pushtuar. Në ditët tona, objekti i sulmeve, lakmia, dashuria e pashterur, etja e papërmbajtur mbetet për pushtet godina e Kryeministrisë ose e Presidencës në vendet me republikë presidenciale. Në realitet, ndryshimi është vetëm emërtimi i vendeve që mund të sulmohen. Është largimi nga emërtimet primitive tek ato moderne për vetë evoluimin e kohës.

Diktuar kjo nga etapat e sistemet shoqërore. Tek ne, në këto tridhjetë vjet, objekt i sulmeve të çdo opozite në forma nga më të ndryshmet ku spikatin deklaratat, ultimatumet, mallkimet e sharjet deri revoltat, protestat, parakalimet e demostrimet, mbetet godina kryeministrore, ku është instaluar qeveria e radhës nga drejtohet Shqipëria. Target i opozitës politike këtu tek ne është pikërisht, kjo godinë që simbolizon pushtetin. Kush merr godinën kuptohet jo si ndërtesë, ai fiton të drejtën për të drejtuar jetën e vendit, të përfitojë gjithë privilegjet, të zhvillojë ekonominë, të bëjë politikat e brendshme e të jashtme të shtetit. Të shpërndajë vende pune, të delegojë privilegje e të krijojë klasën e të pasurve.

Po vajtja në këtë godinë qeveritare nuk arrihet rastësisht as me marshime, as me rrugë revolucionare. Aq më pak me kapardisje e emocione.

Në demokracitë e sotme është e papranueshme të synohet përmbysja e pushtetit se kështu do opozita apo i ka vënë vetes qëllim lideri suprem i saj. Në realitet tek ne, marrja e pushtetit me përmbysje ose siç njihet nga opinioni i gjerë me “grusht shteti” nuk ka mbetur vetëm një nocion teorik. Në këto tri dekada të pas vitit 1990, marrja e pushtetit me “grusht shteti” është provuar nga opozita e sotme në vitin 1998 pas vrasjes së “Heroit të Demokracisë” të ndjerit Azem Hajdari. Të kamufluar pas dhimbjes nga humbja e demokratit të orëve të para, PD organizoi protestën më të dhunshme të mirëskicuar, me strategji dhe taktika të kombinuara ushtarako- politike. Për ne shqiptarët është e freskët historia si u sulmuan institucionet e shtetit. U godit Kryeministria dhe u futën brenda saj militantët me armë të rënda e të lehta në duar.

Ku tanket uturinin nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe u pushtuan ministritë më të rëndësishme, duke mbyllur policinë brenda mjediseve të godinës dhe gardën duke e nxjerrë jashtë funksionit ligjor si garantja e mbrojtjes së institucioneve të rëndësisë së veçantë. Dhe sikur të mos mjaftonin këto, për t’i dhënë tërë dimensionin e vërtetë të grushtit të shtetit, i panjohur që nga viti 1946 nga forcat “revolucionare” u pushtua edhe televizioni kombëtar nga ku u deklarua se qeveria e kusarëve socialistë, ra! Se qeveria u arratis. Shteti është në duar të sigurta të demokratëve! Se populli duhet të ruante qetësinë e të mbronte pushtetin e ardhur përmes rrugës së grushtit të shtetit.

Në Shqipëri u imitua plotësisht marrja e pushtetit si traditë në vendet e Afrikës, ku qeveria kalon nga një forcë politike në atë ushtarake përmes forcës. Dihet përfundimi i grushtit të shtetit dhe “festa” e fitores së PD-së dhe aleatëve të saj. Militantët mbeten me gisht në gojë dhe partia që i udhëhoqi u ndesh me qëndrimin e rreptë të perëndimit, SHBA-së, Gjermanisë, Italisë dhe gjithë kancelarive të shteteve demokratike, të cilat e dënuan menjëherë dhe kërkuan tërheqjen nga institucionet e përdhunuara nga një grup gangsterësh që i drejtonin kokat e nxehta të PD-së.

Pasi kujton atë ditë të errët në historinë e demokracisë shqiptare, plagët që shkaktoi, dëmet që i solli demokracisë së re, frikën e terrorin që ngjalli në masë të gjerë të pas vitit 1990 dhe përdhosjen e demokracisë dhe shkeljen me të dy këmbët e rendit kushtetues, mendon se kjo histori është arkivuar. E mbetur në cepin e kujtesës shoqërore, e dënuar nga të gjithë. Dhe e pamundur të përsëritet. Populli ka menduar se grushti i shtetit është një politikë e dështuar dhe e urryer. Askush nuk mendon se mund të përsëritet aq më pak në ditët e sotme, kur Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe në prag të pranimit në BE. Kur në krye të PD është një politikan që nuk i ka mbushur të dyzetat dhe në krye të bashkëkoalicionit opozitar, Zonja e Parë e vendit e cila nuk është një politikane që përfaqëson vetëm veten, po edhe Presidentin edhe pse ajo kërkon të tregohet sikur bën politikë të pavarur. Pikërisht në këtë kohë dhe pas shembullit të dështuar të 1998-ës, ne qytetarët e Shqipërisë e mendonim të kapërcyer grushtin e shtetit si opsion, qoftë edhe teorikisht. Edhe si një fjalë goje. Një aventurë që nuk do guxonte askush ta sillte ndërmend, pa le më ta inicionte në një ekran televizioni.

Po jo! Jemi gabuar! Përkundër gjykimit tonë, edhe pse bëhen përpjeke për të na mbushur mendjen se populli mezi pret të udhëhiqet drejt godinës qeveritare për ta përmbysur këtë qeveri që konsiderohet si e keqja e këtij vendi dhe barazohet në çdo dalje publike dhe deklarata liderësh të frontit të bashkuar opozitar, si një bandë kriminale e korruptuar e cila duhet përmbysur, realiteti flet ndryshe. Shqiptarët kurrsesi nuk mund të pranojnë t`i bëjnë mish për top, t`i drejtojnë kundër rendit kushtetues dhe largimit të një qeverie, të cilën e kanë votuar vetëm një vit më parë. Po atëherë, përse kjo mendësi tek liderët e opozitës? Është një kapardisje dhe trimërim për t’u shtirë si gladiatorët e revolucionarët e çartur apo këndojnë si kokoshi mbi togun e pluhut që i duket sikur është mbi majën e Tomorrit.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë intervistës së tij në televizion, pasi i shau të gjithë (në këtë drejtim le të bëjë atë që i duket më e arsyeshme) deklaroi me zërin plot se Kryeministrinë e merr pa as më të voglën vështirësi. I mjaftojnë vetëm dhjetë mijë militantë. Ose shtatë mijë më shumë se grushti i shtatorit 1998-të. Kur e dëgjova, nuk u habita. Natyrisht, nuk është se u gëzova. Kam dëgjuar shumë këto kohë nga lideri im. Ai përditë flet për përmbysje, për forcë, për imponim, për kushtëzim, për mosbashkëpunim, për fuqi të pashtershme që zotëron dhe mundësinë që të vijë në pushet brenda natës. Kuptohet, jo në rrugën normale, atë të votës demokratike. Po përmes kryengritjes në formën e grushtit të shtetit. Epo, thashë kur dëgjova: – Bravo kryetari im! Dhe menjëherë iu drejtova fcebook-ut. Në adresë të kryetarit të “shtabit të grushtit të shtetit” kërkova të regjistrohem si kryengritësi i dhjetë mijë e një. E pas meje u ulën dhe bënë të njëjtën kërkesë dhjetra të afërt, miq, shokë dhe sot kushedi sa do ketë shkuar numri i vullnetarëve të kryengritjes për përmbysjen e kadifenjtë të qeverisë së korruptuar! Po edhe pse u nguta për një rreshtim në kryengritjen për grusht shteti përsëri vrava mendjen dhe gjykova se u nxitova.

Po emrin nuk e hoqa dhe mbetem i dhjetëmijë e njëjti ushtarë i revolucionit demokratik. Përderisa zoti Basha mendova, i shkolluar në perëndim, jurist, lider partie, i emancipuar, politikan i një partie alternativ pushteti, konsulent në shumë vendimmarrje, njeriu që kontakton cilindo në kancelaritë e vendeve perëndimore e konsideron të ligjshëm një revolucion anti qeveritar, ç`rëndësi ka nëse është grusht shteti apo grusht pushteti, atëherë përse duhet të qëndroj mënjanë? Ai është ku e ku me mua provincialin në mendime e veprime, në arsyetime e vendime. Ndaj e lash emrin në listën e kryengritësve. Megjithatë, si qytetar i këtij vendi me një jetë të gjatë në dy sistemet edhe unë vras mendjen. Si është e mundur që kryetari Basha të ketë guximin e të shkojë nëpër mend marrjen e pushtetit me dhunë dhe jo me votë dhe këtë ta emetojë në ekran, faqe tërë botës dhe më pas ta justifikojë si një vendim që nuk e merr vetëm e vetëm se Presidenti Tramp e Kancelarja Merkel do ta quanin grusht shteti dhe hajde dëgjo ata pastaj. Nëse ai do mblidhte 10 mijë militantë dhe do i instruktonte për t`i hedhur kundër godinës së qeverisë shqiptare, sikur atje të ishin ulur këmbëkryq, jo të zgjedhurit me votë, po pushtuesit ardhur nga planetë të tjerë, të cilët i kanë zënë rrugën e pushtetit të forcave demokratike të drejtuara nga Lulzimi e nesërmja do fliste krejt ndryshe. Demokracia do ishte blu. Korrupsioni, varfëria, droga, krimi, oligarkët do mbeteshin një kujtim e i largët.

Prita që intelektualët brenda partisë së tij, të njohurit si pacifistë në koalicionin opozitar, ish minsitra e ministre, Gjosha e Integrimit, Flamur Noka, si ish ministër i Brendshëm, Dash Shehi si ish zëvendëskryeministër, Ylli Manjani ish ministër i Drejtësisë, Vasili i Shëndetësisë, Luan Rama, Vokshi, deputeti Paloka, ekselenti jurist Alibeaj, do të distancoheshin nga deklarata e Lulzimit. Po jo, më kot. Ata duket se u ndjenë të relaksuar e më të motivuar për luftën revolucionare të opozitës kundër qeverisë më të keqe të Shqipërisë. Dhe Lulzim Basha, edhe pse vetëm e mendon grushtin e shtetit nuk mund të justifikohet. Aq më tepër kur e deklaron si një opsion të cilin nuk e ndërmerr, jo se shkel rendin kushtetues dhe i kundërvihet demokracisë, mohon votën popullore e vullnetin e shprehur në kutitë e votimit, po vetëm se nuk e njohin pushtetin e marrë në këtë rrugë kancelaritë e vendeve më demokratike të botës. Se që e ka këtë ëndërr në mendje, kjo nuk ka asnjë diskutim. Ndryshe nuk do ta artikulonte. Dhe nuk është e para herë gjuha e tij e forcës.

Më parë, në revolucionin e majit të vitit të shkuar, kërcënoi me djegie, thyerje, shpime. Po nuk është i pari që deklarohet për këtë formë të ardhjes në pushtet. Të gjithë politikanët pranë tij e kumtojnë sa herë u vjen radha për të deklaruar kundërshtitë me qeverinë e sotme. Që qeveria ka kusuret e veta kjo nuk do shumë studime. Shumë prej punëve të saj lënë për të dëshiruar. Po kjo nuk justifikon grushtin e shtetit. Grushti i shtetit për të përmbysur qeveritë janë zgjedhjet e lira që këtu tek ne bëhen njëherë në katër vjet. Nëse opozita dhe Basha kërkojnë të ndërpritet mandati i qeverisë dhe janë në padurim për qershorin e 2021, le t`i ftojnë shqiptarët në zgjedhje të përgjithshme dhe atje me votë në djall të shkojë kjo qeveri e në pushtet Basha të vijë. Po me votë veç. Jo me top. Kësaj forme të ardhjes në pushtet i ka kaluar koha që pas rënies së sistemit komunist. Dhe ai sistem është arkivuar bashkë me devizën: “Pushteti merret me grykën e pushkës dhe mbrohet me gjak”. Ndryshe le ta mendojmë se jemi në kohën e revolucioneve të përmbysjes së borgjezisë me luftë dhe vendosjen e diktaturës së proletariatit. Po kjo ishte koha e Leninit, Stalinit dhe liderëve të Luftës së Dytë Botërore, jo e liderëve që shiten si supereuropianë e amerikanë, që kanë lindur bashkë me demokracinë./ Nga Bardhyl BEJKO