Kryeministri Edi Rama teksa paralajmëroi bizneset për shkeljen e masave parandaluese të COVID-19, solli në vëmendje edhe gjobitjen e moderatorit Ermal Mamaqi pasi pak ditë më parë mblodhi dhjetëra persona në një aktivitet, për të cilin edhe u gjobit.
“Unë e kam shumë mik Ermal Mamaqin, por është e patolerueshme të mblidhet një milet i tërë. Kur i përmend emrin, nuk po bëj goditje selektive. Është e patolerueshme, është shembulli më i keq. Kemi detyrim që si persona publik të japim shembullin më të mirë.”, tha Rama.