osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Unaza e Re/ Gjiknuri: SHBA konfirmoi falsifikimin, zgjidhëm kontratën

Unaza e Re/ Gjiknuri: SHBA konfirmoi falsifikimin, zgjidhëm kontratën

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri ka deklaruar se kompania fitues në një nga lotet e projektit të “Unazës së Re” ka falsifikuar dokumentet dhe kjo është dokumentuar edhe nga autoritetet amerikane.

Bëhet fjalë për kompaninë DH Albania, e cila sipas tij ka falsifikuar dokumentet jashtë territorit të Shqipërisë.

“Kam komunikuar për të marrë informacione nga autoritetet amerikane. Nga përgjigjet e ardhura dje, thuhet se një pjesë e paraqitur nga DH Albania nuk është e saktë, por e falsifikuar. Pas marrjes së këtij konfirmimin, ARRSH ka zgjidhur kontratën. Sot që flasim ARRSH ka bërë ndërprerjen e kontratës”, tha ai.

Gjithashtu në fjalën e tij, ministri theksoi se çështja i ka kaluar Prokurorisë shqiptare për të ndjekur të gjitha rrugët ligjore dhe përgjegjësit e falsifikimit duhet të marrin përgjigjen po në hapa juridik, bazuar në hetimet e organeve kompetente.

“Materialet do t’i referohen prokurorisë shqiptare. Të njëjtën praktikë ka ndjekur edhe OST. Kontratat nuk ka nisur të zbatohet. Dua të them se falsifikimi i dokumenteve është bërë jashtë territorit të Shqipërisë”, shtoi ai.

Ndërkohë Gjiknuri tha se të gjithë përgjegjësit do të japin llogari, përfshirë edhe vetë ministrin, por ai tha se nuk ka asnjë përfshirje në falsifikimin e dokumenteve.

Ai tha se shtetit shqiptar nuk i është shkaktuar asnjë dëm ekonomik, ndërsa pohoi se të gjitha lotet në këtë segment do të kalojnë në sitën e Prokurorisë.

“Legjislacioni nuk kërkon verifikimin e informacionit të ofertuesve përveç rasteve specifike kur ka dyshime të arsyeshme për të dhëna të rreme. ARRSH nuk ka patur asnjë detyrim të kërkonte verifikim informacione. Sot kam propozuar ndryshime për prokurorimin publik, i jam drejtuar agjencisë. Ofertuesit ti verifikohet informacioni përpara lidhjes së kontratës.

Nuk rezulton të jetë shkaktuar dëm shtetit. Të tre lotet do të shkojnë në hetim dhe nga kjo do të dalin të vërtetat. Njohja e licensave bëhet përmes disa kriterve dhe kjo kompani nuk ka bërë përjashtim. Nga pikëpamja e legjislacionit është bërë falsifikim. Ka patur edhe raste të tjera të falsifikimit.

Dokumentet kanë qenë të plota, por të falsifikuara. Ndryshimi është si reagon dhe a i është shkaktuar dëm shtetit. Shtetit nuk i është shkaktuar asnjë dëm, sepse u kap në kohë. Proceduarat do të rihapen nga e para për Unazën. E keqja ndodh, ka ndodhur edhe në Pentagon, por varet si reagon.

Falsifikim është mashtrim, njerëzit mund të mashtrohen. Ne do të kërkojmë që të ketë përgjegjësi ligjore për përgjegjësit. Mbaj përgjegjësi edhe unë nëse kam patur dijeni për këtë. Origjina e falsifikimit ka nisur jashtë Shqipërisë. Ka filluar hetimi jasht, ka filluar mbase edhe këtu. Zyrtarët do të përgjigjen para ligjit.”, tha mes tjerash Gjiknuri.

Deklarata e Plote
Nisur nga informacionet e bëra publike në media, specifikisht ato të datës 6 Dhjetor në emisionin të PaEkspozuarit në News 24, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë udhëzova ARRSH dhe çdo institucion tjetër në varësi apo të fushës së mbulimit të MIE, që nëse ka kontrata me kompaninë DH Albania, të fillojë menjëherë procedurat e pezullimit dhe marrjen e masave për verifikimin e dokumentacionit të kësaj kompanie.

Konkretisht, ARRSH pasi pezulloi punimet dhe zbatimin e kontratës për lotin e parë të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja, ju drejtua zyrtarisht Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të ndihmuar komunikimin me autoritetet amerikane në lidhje me verifikimin e pretendimeve të ngritura.

Në datën 7 Dhjetor, i jam drejtuar zyrtarisht me shkresë Ambasadës Amerikane, seksionit ekonomik-politik si dhe kam kontaktuar me kërkesën time përfaqësues të lartë të ambasadës në zyrën time, me synim lehtësimin e verifikimit sa më të shpejtë të dokumentacionit të kësaj kompanie. Të njëjtën gjë kemi kërkuar edhe në rrugë diplomatike, përmes ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uashington. Nga konfirmimet e mbërritura nga institucionet e sipër përmendura rezulton se një pjesë e dokumentacionit të paraqitur nga kompania DH Albania në procedurat e tenderit është i falsifikuar.

Pas marrjes së këtij konfirmimi nga SHBA, ARRSH ka zgjidhur mjenjehere kontratën në fjalë dhe do të fillojë procedurat për sekuestrimin e garancisë financiare në vlerën 10% të kontratës.
Materialet e ardhura nga SHBA do ti referohen Prokurorisë e cila tashmë ka hapur një hetim për falsifikimin e dokumenteve zyrtare nga kompania DH Albania.

Të njëjtën praktikë ka ndjekur edhe Operatori i Sistemit të Transmetimit.Dua të siguroj qytetarët se deri më tani nuk rezulton të jetë shkaktuar asnjë dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit.
Dua të theksoj se falsifikimi i të gjitha dokumenteve rezulton të jetë kryer jashtë territorit të Shqipërisë. Siguroj opinionin publik se hapat e ndjekura nga ARRSH për kryerjen e procedurës për tenderim kanë qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik. Edhe oferta e paraqitur nga kompania në fjalë, në mënyrë elektronike, ka qenë në përputhje me kërkesat e dokumentave te tenderit që njeh legjislacioni.

Legjislacioni në fuqi nuk kërkon verifikimin e informacionit të ofertuesve, përveç rasteve specifike, kur ka dyshime të arsyeshme për të dhëna të rreme. Pra, ARRSH nuk e ka patur te detyrueshme ligjerisht dhe asnjë dyshim te arsyeshem që të kërkonte verifikim të këtij dokumentacioni.
Nisur nga problematikat e hasura në këto procedura me kompani të huaja apo përfaqësi të tyre, unë sot kam propozuar ndryshime në aktet ligjore dhe nënligjore te LPP.

Kam propozuar që të sanksionohet qartësisht në ligj, detyrimi që ofertuesit fitues ti verifikohet në çdo rast informacioni që vetdeklaron përpara lidhjes së kontratës. Propozimi i është drejtuar zyrtarisht Agjencisë së Prokurimit Publik, për të inicuar këto ndryshime ligjore. Kjo do të vlejë në të ardhmen për parandalimin e situatave të ngjashme dhe do ti bëjë autoritetet më të kujdesshme në verifikimin e informacioneve përpara lidhjes së kontratës.

Qëndrimi ynë ka qenë plotësisht në përputhje me ligjin dhe praktikat më të mira qeverisëse pasi që në momentin e parë që u vumë në dijeni të këtij rasti, ne kemi pezulluar kontratat dhe kërkuar verifikim të menjëhershëm për dokumentacionin e kompanisë DH Albania.

Ky është një ndryshim thelbësor nga sjelljet e qeverive të mëparshme, të cilat për raste të ngjashme kanë zgjedhur të mos mbrojnë interesat e shtetit. Mjafton tu kujtoj rastin e famshëm të privatizimit të Albpetrolit, ku kompania që e privatizoi paraqiti një garanci false prej 87 milion USD dhe qeveria e asaj kohe nuk bëri asgjë për të sekuestruar këtë shumë, duke shkaktuar dëme kolosale Buxhetit të Shtetit.
Nga ana tjetër, duhet kuptuar se çdo akt falsifikimi i kryer nga kompanitë që marrin pjesë në gara publike dëmton institucionet publike dhe imazhin e tyre.

Përgjegjësia direkte bie mbi ata të cilët kanë marrë përsipër të bëjnë këtë falsifikim. Unë inkurajoj me forcën më të madhe prokurorinë ta hetojë këtë çështje deri në fund, për të zbuluar kush janë autorët e vërtetë të këtij falsifikimi dhe ata që fshihen prapa tij.

Dua të garantoj se ARRSH dhe çdo institucion tjetër do të bashkëpunojë ngushtësisht me organet e drejtësisë për të vënë në dispozicion çdo informacion për zbardhjen e të vërtetës.

Patjetër, edhe unë si ministër dhe drejtuesit e institucioneve të prekura nga ky falsifikim do të reflektojmë duke nxjerrë dhe përgjegjësitë tona administrative përkatëse. Në momentin kur prokuroria e shtetit do të gjejë përfshirjen e qoftë edhe një zyrtari të vetëm që ka ndihmuar apo bashkëpunuar në këtë falsifikim, kushdoqoftë ai, nga më i ulëti e deri tek unë, do të përgjigjet përpara ligjit.

Përsa i përket akuzave se prapa kësaj shoqërie fshihet Damian Gjiknuripo deklaroj me përgjegjësinë time të plotë si ministër, si deputet dhe si qytetar se nuk kam patur asnjë lidhje dhe as dijeni rreth këtij aktiviteti kriminal të kryer nga kjo kompani.

Është fat i mirë që siç jeni në dijeni, në SHBA ka filluar një hetim penal për këtë rast. Mirëpresim rezultatet e hetimeve në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk besoj se opozita do mund të akuzojë drejtësinë amerikane ashtu sikurse rëndom bën me drejtësinë shqiptare.

Dua të garantoj qytetarët e Tiranës se projekti i zhvillimit të Unazës së Madhe do të vazhdojë pa u ndalur për tu përmbyllur brenda afateve. Menjëherë, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të shpallë procedurën e garës për lotin 1 të Unazës së Madhe./BalkanWeb