osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ultimatumi i Sandër Lleshit: Merrni në kontroll situatën në të gjithë vendin

Ultimatumi i Sandër Lleshit: Merrni në kontroll situatën në të gjithë vendin

Me ardhjen e tij në krye të Ministrisë së Brendshme, pritet që ai t’jua bëjë të qartë vartësve se tashmë do të mbizotërojë një frymë e re pune dhe për këtë arsye do të ketë edhe lëvizje.

Sandër Llleshi zv. Ministri me kompetenact e ministrit ka filluar menjëherë nga puna me organizmin e brendshëm.

Vetëm 24 orë pas marrjes së detyrës, Sandër Lleshi firmosi edhe dy urdhrat e parë. Urdhri i parë prek personelin e Ministrisë së Brendshme, të cilëve iu kërkohet të përdorin në mënyrë efikase kohën në punë, duke iu ndaluar frekuentimi i kafeneve gjatë orarit të punës.

Mësohet se përjashtime do të ketë vetëm në rastet e festave apo fatkeqësive familjare vetëm me lejen e eprorit. Të njëjtën gjë Lleshi i ka kërkuar që të zbatojë edhe Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu për uniformat blu.

Ndërsa urdhri i dytë lidhet me protestat e fundit në Durrës për ndotjen, që ka të bëjë pikërisht me djegien e mbeturinave.

Në përgjigje të shqetësimeve të banorëve ai i kërkon Policisë së Shtetit të marrë masa urgjente dhe të mbajë nën kontroll situatën duke bashkëpunuar me institucionet vendore.

Qytetet më problematike në këtë drejtim, sipas ministrit Lleshi, janë Durrësi, Vlora, Kukësi, Tirana dhe Dibra.

“Kërkoj që strukturat vendore të Policisë së Shtetit të marrin masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit”, thuhet në urdhrin e Lleshit.

Sa më sipër Sandër Lleshi kërkon nga Policia e Shtetit raportime të veçanta ditore për këtë çështje.

Po ashtu Sandër Lleshi mund të largojë nga puna njerëzit e Fatmir Xhafajt, ku të rrezikuar janë edhe drejtorët dhe shefat e komisariateve, për të marrë në punë më pas njerëzit e tij të besuar. Një gjë të tillë bëri edhe vetë Xhafaj kur iu besua drejtimi i Ministrisë së Brendshme.

Ai largoi nga puna punonjësit që deri dje i shërbenin Saimir Tahirit dhe vuri njerëzit e tij të besuar.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili u vu në këtë detyrë me urdhër të Fatmir Xhafajt.