Sot një njeri i pafajshëm në vendin e punës, për bukën e gojës humbi jetën, pa asnjë lidhje me krimin dhe luftën mes bandave dhe bizneseve kriminale mediatike.
Roja 60 vjeçarë as që e mendonte, se sot jshte udhëtimi i tij i fundit… drejtë vdekjes.
Një vdekje e dhimbshme e një qytetari të pafajshëm, që të vetmin faj që kishte bërë ishte punësimi… si roje, kur në këtë vend nuk të ruan dot shteti dhe policia.
Më uliritës është fakti se ky fakir i pafat ishte dhe fukara. Në pellgun e gjakut ku ishte rrëzuar, një pesë leksh kishte rënë nga xhepi i tij i zbrazur dhe gjënë më të lirë a kishte patur… jetën që i’a kishte dhuruar nëna i’a morën. /Ekskluzive.al