osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ulërimat e hajdutëve të frikësuar, heshtja e drejtësisë dhe stërkëmbëshi kundër Shqipërisë

Ulërimat e hajdutëve të frikësuar, heshtja e drejtësisë dhe stërkëmbëshi kundër Shqipërisë

Nga Anri Bala

Mediat e Gjirizit, se tu thuash të kazanit është ofendim edhe për vetë kazanin e palarësirave, sot, u munduan të zhbëjnë dhe ta paraqesin vizitën e Ramës, si një dështim për hapjen e negociatave në muajin Qershor. “Turma të egërsuara” të Zhejit, Shkullakut, Qimit, Lelës dhe Pelës, deri tek Turi me mustaqe pa qasje, mbushën rrjetin me teori konspirative dhe me lajme nga më të çuditshmet!

Nuk e di, nga u buron gëzimi këtyre rronxhobonxhove mediatik, kur brohorasin të lumtur, se gjoja po parashikojnë dështimin e Edi Ramës, për ta afruar Shqipërinë në Europë. Këta “parveny”, ose janë idiot, ose idiotësia e tyre e ka emrin poshtërsi?! Mosnisja e negociatave, nuk është humbje për Ramën, por për Shqipërinë dhe shqiptarët, që do humbasin në kohë dhe në ekonomi.

Nëse këta “armiq pa miq”, mendojnë se Edi Ramës i bëhet dëm, gabojnë rëndë, ose… janë të sëmurë rëndë nga “virusi i humbjes financiare”! Edi Rama do vazhdoi të qeverisë, siç ka qeverisur… pa u rrezikuar, sepse përballë ka një opozitë të shkatërruar. Pas përfundimit të Reformës në Drejtësi, atij nuk do t’i mbetet asnjë nga “kundërshtarët e përbetuar”, pasi shumë prej tyre i pret “byzylyki elektronik”, për krimet që kanë bërë dhe që as nuk kanë frikë t’i pranojnë, deklarojnë, materializojnë me vila, toka, apartamente, makina, shkollime fëmijësh me shuma marramendëse dhe pushime të “varfërish” qindra mijëra euro, të gjitha këto të konsumuara para syve tanë, duke qenë të punësuar si “rrogtarë shteti”.

Ndërsa është e turpshme dhe qesharake, se si kriminelët e padënuar që drejtojnë opozitën, do mund të na drejtojnë ndonjëherë… duke ëndërruar, se mund të vijnë në pushtet pa votim, por me mrekullinë… duke gabuar Rama! Vërtet mendon ndokush, se Edi Rama do t’i jap pushtetin në tavolinë kryetarit të antishqiptarizmës me tre vepra të rënda penale në kurriz, e që për të shpëtuar veten nga ajo që e pret, i vë “stërkëmbshin” shqiptarëve, sepse vet nuk i hynë në punë Europa… si Hollandez?!

Vërtet Edi Rama do largohet për t’i dhënë pushtet Monika Kryemadhit, që sëbashku me ushtarët e saj, kanë grabitur aq shumë dhe materializuar grabitjet e tyre pa i’u dridhur syri, sa mund t’i dallojë edhe një fëmijë kopshti… përveç Kejdit të Ballshit, ersekarit Sali-jani, pogradec-arit Balliu, Brahim-larit dhe Kërpaç druvarit?!

Vërtet mendoni, se Edi Rama do i dorëzoi pushtet në tavolinë Nard Ndokës, Mediut, Vasilit, Mulit apo Palokut?! Vërtet mendoni, se Edi Ramës do i prishet “gjiza”, se nuk i filluam negociatat këtë Qershor dhe nuk pret dot Qershorin tjetër?! Edi Rama pret për aq kohë sa ka pushtet dhe votë…!

Rama nuk ikën, sepse lukuninë e uritur të egërsirave pa dhëmbë, i vë përpara sa herë të dojë. Kur shikon fytyrat e tyre të sterrosura, me mynxyra dhe krime, që gjallojnë akoma, ai nuk shqetësohet, se ndoshta i duken si fantazma dhe e di, që hajdutët e frikësuar, të trimëruar nga heshtja e drejtësisë, ulërijnë për t’i vënë “stërkëmbëshin” Shqipërisë dhe jo atij… Por ne, nuk duhet të heshtim!/ Tellalli