Lumi Vjosa, i njohur si i fundit i egër i Europës, u kthye këtë prill në arenën më të nxehtë të sporteve ujore, teksa mirëpriti edicionin e 8-të të Kampionatit Kombëtar të Rafting. Tetë ekipe nga lumenjtë më të njohur të Shqipërisë, përfshirë Vjosën, Osumin dhe Drinin e Zi, garuan në ujërat e rrëmbyeshëm të Përmetit për kupat e vitit 2025.
Spektakli nisi me një start dinamik dhe përballje të forta në një kurs sfidues poshtë urës së qytetit.
Skuadra përfaqësuese e lumit Vjosa fituar vendin e parë, duke shkëlqyer në ujërat e egra të Përmetit. E drejtuar nga kapiteni Aldo Sakollari, ekipi fitues përbëhej nga sportistët Kevi Jaupi, Geri Cingo dhe Alush Jahja, të cilët dhanë performancë të shkëlqyer në garën sfiduese. Efekt…
Në vendin e dytë u rendit skuadra e lumit Bënça, ndërsa podiumi u mbyll nga ekipi i dytë i Vjosës, “Vjosa 2”, në vendin e tretë.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara, vlerësoi nivelin e lartë të konkurrencës dhe tha se ky edicion shënoi një hap të madh përpara për rafting-un shqiptar. Edhe Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, uroi sportistët për suksesin, duke theksuar rëndësinë që kanë ngjarje të tilla për promovimin e turizmit aventurier në Shqipëri.
Ky kampionat u zhvillua paralelisht me javën stërvitore për guidat e reja, çka solli jo vetëm më shumë pjesëmarrje, por edhe një nivel të ri bashkëpunimi dhe profesionalizmi në ujërat e egra të Vjosës.