Pas mbledhje së kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri i vendit, Edi Rama, në një prononcim për mediat u shpreh se satelitët do i kemi shumë shpejt dhe qëllimi i tyre do të jetë për të forcuar kontrollin e territorit.
Sipas kryeministrit, këto mjete garantojnë një monitorim të territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë te ndërtimet, te monitorimi lidhur me informacionin që u duhet strukturave të shtetit.
“Kini durim, qeshni se e qeshura iu bën mirë, Shqipëria do të ketë satelitë dhe do i ketë shpejt për të forcuar të gjithë territorin në kontrolle, s’do ketë vetëm satelitë por edhe dronë inteligjentë për ta çuar vendin në një nivel tjetër në aspektin e administrimit të territorit.
Këto mjete garantojnë një monitorim të territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë te ndërtimet që ky territori te monitorimi lidhur me informacionin që u duhet strukturave të shtetit. Të çuarit deri në fund të përpjekjeve për të izoluar tërësisht trafikune lëndëve narkotike….
Për shumëçka dhe natyrisht edhe për të luftuar krimin e organizuar duke pasur kapacitete monitoruese të paimangjinueshme. Vende tjera të zhvilluara e bëjnë këtë gjë dhe e mira e kësaj kohe është se nuk ka nevojë të jesh një vend super i zhvilluar për ti vënë vetes në dispozicion mjete të kësaj natyre. Do i kemi shpejt satelitët”, tha Rama.
Ditën e djeshme nga foltorja e Kuvendit, Rama u ndal te mbrojtja e territorit. Në këtë drejtim ai paralajmëroi se Shqipëria do të dërgojë në orbitë, duke nisur nga viti i ardhshëm, dy satelitë, të emërtuar “Albania 1 dhe Albania 2”.